Categories Sport

Neymar mbetet një ëndërr për Barcelonën, kushton 500 milionë euro

Neymar te Barcelona është ëndrra e madhe e Josep Maria Bartomeut për sezonin e ardhshëm. Numri një i katalanasve synon që të fitojë Champions League që mundon prej disa vitesh. Lionel Messi, Pique dhe Suarez do të ishin shumë të kënaqur që të ndanin dhomat e zhveshjes me brazilianin, ndërkohë që edhe tifozët do të ishin në delirë.

Problemi i parë për ardhjen e tij ka të bëjë me vlerën e kartonit. Lojtari mund të kërkojë largimin në bazë të një rregulloreje nga FIFA, teksa për pjesën e mbetur të kontratës vlera për lirimin e tij arrin në 164 milionë euro.

Ky është një çmim të cilin Barcelona nuk mund ta paguajë tani për tani. Efektet e koronavirusit në ekonominë e klubit të njohur spanjoll do të jenë të mëdha. Penga e dytë lidhet me pagën e futbollistit. Neymar i kushton PSG 70 milionë euo në sezon si pagesë bruto. Kjo shifër duket e papërballueshme për momentin nga skuadra katalanase, edhe nëse braziliani të pranojë ulje.

Neymar sipas mediave të njohura spanjolle i kushton Barcelonës për momentin plotë 500 milionë euro, duke përfshirë të gjithë operacionin e transferimit dhe pagën. Për momentin duket e pamundur që ta shohim shumë shpejt në “Camp Nou”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME