Categories Sport

Neymari beson se mund të kalojë në Barcelonë për 170 milionë euro

Avokatët e brazilianit Neymar besojnë se futbollisti e ka të drejtën për ta ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontratën me Paris Saint-Germainin, në mënyrë që të kthehet te ish-klubi i tij, Barcelona. Kthimi i mundshëm i Neymarit në Barcelonë ishte në qendër të vëmendjes së mediave këtë verë dhe, edhe pse transferimi i tij në fund nuk ndodhi, për të po vazhdon të flitet në Spanjë. Pas negociatave të vazhdueshme për dy muaj, të cilat në fund dështuan, mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit, tani po flitet për mënyrat se si braziliani mund të kthehet në Katalonjë verën e ardhshme.

Mundo Deportivo sot raporton se Neymari do të ketë mundësi ta lërë PSG-në për Barcelonën për 170 milionë euro qershorin e ardhshëm. Kjo shumë nuk është klauzola për shkëputjen e kontratës (që nuk ekziston në kontratën e Neymarit me PSG-në), por është e mundur sipas rregullave të FIFA-s. Artikulli 17 në ligjet e FIFA-s për transferime, që nga viti 2001, i lejon lojtarët ta ndërprenë kontratën me një klub në mënyrë të njëanshme nëse e paguajnë çmimin që e përcakton vetë FIFA.

Avokatët e Neymarit e kanë bërë analizën e kontratës me klubin francez dhe shifra të cilët Neymari do të duhet ta paguajë e kap shumën prej 170 milionë eurove. Për ta aplikuar Artikullin 17, Neymari duhet t’i plotësojë këto kërkesa. Së pari, futbollisti duhet ta ketë nënshkruar kontratën të paktën tre vjet më parë dhe të mos ketë rinovuar me klubin që nga atëherë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME