Categories Lajme

“Nga 1 marsi nuk do ketë më autobusë”/ Shoqata Kombëtare e Transportit sërish në protestë

Shoqata Kombëtare e Transportit qytetas ka paralajmëruar se do të ndërpresë lëvizjen e autobusëve urbanë duke nisur nga data 1 mars në rast se institucionet nuk marrin parasysh kërkesat e tyre, të cilat i kanë përsëritur disa herë. Në një deklaratë për mediat, shoqata kërkon nga Qeveria heqjen e akcizës 37 lekë për karburantin që ata përdorin, e poashtu kërkojnë rimbursim të TVSH-së dhe rimbursim të shërbimit për personat që e marrin shërbimin e transportit falas.

Qytetarët e Tiranës e kanë paguar biletën e urbanit me 40 lekë prej disa vitesh pasi Bashkia e Tiranës plotësoi kërkesën e tshoqatës për shtrenjtim.

Pavarësisht kësaj, Shoqata Kombëtare e Transportit qytetas ka kërkuar vazhdimisht rritje të çmimit ose subvencionim të karburantit duke kërcënuar se do të lerë në rrugë qytetarët.

Një aksion të ngjashëm duke “kyçur” autobusët pronatët e tyre e ndërmorën disa muaj më parë, me argumentin se pandemia u kishte shkaktuar kosto të larta dhe ulje të numrit të udhëtarëve, gjë për të cilën kërkuan sërish sunvencionim nga qytetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME