Categories Lajme

Tunel 200 metra i gjatë për të mbërritur tek banka/ Shihni pamjet, ku punonin autorët për grabitjen, si u kuptua tentativa nga qytetarët (Video)

Kanë qenë zhurmat e mjeteve të përdorura nga autorët që kanë shqetësuar qytetarët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë e kryeqytetit për dyshimet e tyre. Më pas policia ka nisur hetimet duke zbuluar tentativën për grabitje në bulevardin “Zogu I” të një banke të nivelit të dytë, përmes tuneleve.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se autorët kanë punuar gjatë ditës për të mbytur zhurmat, por megjithatë dridhjet e shkaktuara nga matrapiku dhe pajisjet e rënda kanë sjellë shqetësimin e qytetarëve.

“U dëgjuan zhurma matrapiku. Ky tunel ka një gjatë rreth 200 metra dhe janë dëgjuar zhurma të cilat kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe duke qenë se nuk kanë parë punonjës të bashkisë kanë njoftuar policinë. Aty kanë parë dy persona të dalin nga ky tunel.

Policia më pas ka ndërhyrë dhe ka filluar hetimet. Tuneli është zbuluar që ditën e djeshme dhe dje policia deklaroi se është gjetur një armë zjarri për të mos dekonspiruar operacionin. Por tashmë është bërë e ditur se bëhet fjalë për këtë tentativë grabitjeje. Policia në dorë ka vetëm disa objekte që dyshohet se kanë gjurmë gishtash dhe materiale biologjike të cilat janë çuar në laboratorin shkencor për të identifikuar autorët e ngjarjes. Deri tani nuk ka asnjë të dyshuar. Policia e mban ende të rrethuar zonën.

 

 

Bidonë ujë, bishta cigaresh e sende të tjera janë administruar si prova nga policia. Sipas grupit hetimor ku tunel është shumë i gjatë, por ndërhyrja është bërë në rreth 200 metra distancë. policia i ka fokusuar dyshimet e saj tek punëtorët e angazhuar për rikonstruksionin e bulevardit dhe ka kërkuar listën nga firma.

Gjatë gjithë bulevardit në pjesën e poshtme ka tunele që kalojnë pranë bankave. Sipas policisë autorët nuk kanë punuar më shumë se dy ditë dhe punonin gjatë orëve të ditës kur ka pasur lëvizje dhe zhurma për të mbytur zhurmat e matrapikut”, raportoi Bezat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME