Categories Lajme

Nga Anglia e Italia për të pushuar në Radhimë

Pushuesit më  të shpeshtë të plazhit të Radhimës duket se janë emigrantët.  Në kulmin e sezonit, pikërisht në muajin gusht, shqiptarët e ardhur nga diaspora kanë mbërritur në bregdetin e Vlorës, duke zgjedhur ti kalojnë në jug pushimet e verës.

“Vij nga Londra. Kam 20 vite që e preferoj. Atje ku jetojmë ne është klima e ftohtë. Kur kam ardhur për herë të parë mendoja të blija një shtëpi këtej” tregon pushuesi.

Një pushues tjetër tregon se ka ardhur nga Italia.

“Kemi vite që vijmë këtu dhe jemi shumë të kënaqur. Uji është shumë i mirë. Atë që ka dhënë zoti është e mrekullueshme, atë që ka bërë robi është me probleme” thonë pushues të tjerë

Pastërtia e detit Jon, është faktori kryesor i cili i tërheq turistët. Madje, disa prej tyre tregojnë se kanë vite që e frekuentojnë këtë zonë. Në muajin gusht numri i pushuesve sa vjen dhe shtohet, duke bërë që fluksi i turistëve të mos ketë pikun vetëm në fundjavë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME