Categories Lajme

Nga bodrumi në bodrum, familja në Prishtinë jeton në mjerim total

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” i është rikthyer historisë së familjes Mustafa në Kosovë. Në Prishtinë në lagjen Resmija dhe Hajdini e dinë shumë mirë gjendjen ku ndodhen. Dimri i hidhur ka mëbrritur. Deri më sot kanë vuajtur shumë janë endur nga njëri bodrum banese tek një bodrum tjetër madje ndonjëherë edhe pa kulm mbi kokë. Pa përkrahjen e askujt. Lagështira dhe myku në banesën që po banojnë aktualisht i ka sëmurë të vegjlit me astmë. Nuk u mjaftojnë paratë as për ushqime apo ilaçe. Resmija dhe Hajdini përballen jo vetëm me varfërinë por edhe me problemet shëndetësore të vajzës Anisës. Vogëlushja 4 vjeçare nuk mund të flasë. Djali i madh Rijadi 10 vjeç është edhe ai i sëmurë. I vetmi fëmijë i shëndetshëm që u fal lumturi është foshnja 6 muajshe Ambra.Vetë e ëma e fëmijëve Resimja nuk mund t’i durojë dot dhimbjet e shpeshta të kokës për tu qetësuar i duhet që çdo ditë të t’i njektojë një gjilpërë, e cila ka kosto 5 euro. Bashkëshorti i saj Hajdini fiton pak para nga paga që merr, një pjesë e madhe shkon për të paguar qiranë dhe për të blerë medikamentet e gruas dhe dy fëmijëve. Madje as kanë mundësi që Anisa të kryejë vizitë mjekësore të hollësishme për të kuptuar arsyen përse ajo nuk është në gjendje të thotë asnjë fjalë. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME