Categories Lajme

Tërmeti/ Qiratë në Durrës arrijnë gati sa dyfishi i bonusit, të gjithë duan katet e ulëta

Zona e Kënetës shënon edhe ofertat më të lira për sa i përket shtëpive me qira. Agjencitë e pasurive të paluajtshme pohojnë se në këtë zonë çmimet varojnë nga 12,000 deri në 18,000 lekë në muaj. Shtëpia e Anilës afër pallatit të Sportit në Durrës u shpall e pabanueshme pas tërmetit. Fillimisht ajo u vendos tek të afërmit, në një nga fshatrat e Durrësit. Megjithatë këto ditë është kthyer sërish në shtëpinë e saj të pabanueshme, me mure të çara, pasi i dështuan kërkimet për më shumë se dy javë për shtëpi me qira. Përveçse ishte shumë e vështirë të gjeje një apartament me qira, ajo u përball me çmime shumë të larta, ku për një hyrje 1+1 duhej të paguante një qira mujore prej 300 euro, të cilën nuk mund ta paguante as me bonusin e qirasë dhe as me të ardhurat, rrogën dhe pensionin e dy prindërve. Bonusi i qirasë për 3 persona është 20 mijë lekë në muaj, sipas specifikeve të Bashkisë. Për më tepër, ajo i përket grupit të dytë të të konsideruarve si të pastrehë, listat e të cilëve nuk kanë dalë ende.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME