Categories Lajme

Arr.estohen 334 persona, mes tyre zyrtarë të policisë dhe ish-deputetë

Policia italiane tha të enjten se ka arrestuar 334 njerëz, përfshirë një zyrtar të lartë policor dhe një ish-deputet, në një operacion të madh kundër organizatës së krimit të organizuar – Ndrangheta. Kjo organizatë konsiderohet si grupi më i fuqishëm mafioz i Italisë, raporton AFP, raporton Rel. Rreth 2.500 policë si dhe parashutistët e ushtrisë morën pjesë në operacion.

Disa prej të dyshuarve u arrestuan në Gjermani, Zvicër dhe Bullgari përmes urdhër-arrestit evropian. “Disa nga shefat e mafies e dinin se operacioni ishte planifikuar për nesër (e premte), kështu që ne duhej ta kryenim atë 24 orë përpara, gjë që paraqiste një problem të madh logjistik”, tha prokurori, Nicola Gratteri, në një deklaratë.

Policia konfiskoi prona në vlerë 15 milionë euro. Shtatëdhjetë nga të arrestuarit po mbahen nën arrest shtëpiak. Ministrja e Brendshme e Italisë, Luciana Lamorgese, e vlerësoi operacionin si “një goditje shumë të fortë për organizatën Ndrangheta”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME