Categories Lajme

Nga d*oga te arratisja nga burgu, 6 të arrestuar në Fier

Policia e Fierit  ka vënë në pranga gjashtë persona, tre prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, duke përfshirë kultivim të kanabisit, vjedhje dhe largim nga vendi i qëndrimit për të burgosurit.

Arrestimet përfshijnë raste të aksidenteve rrugore, mashtrime me prona, si dhe konflikte për çështje pronësie.

Në pranga ka rënë Batjar Hasanbashaj, 45 vjeç, nga fshati Drenovë, i cili dyshohet për kultivim të bimëve narkotike në oborrin e shtëpisë së tij.

Gjithashtu, është arrestuar Fatmir Kuqo, 47 vjeç, banues në fshatin Vidhishtë, i cili ishte dënuar nga gjykata me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.

Në pranga ka rënë edhe një 17-vjeçar, për të cilin Gjykata e Fierit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gjithashtu raportohet se në pranga ra edhe I. K., 58 vjeç, drejtues i një automjeti që përplasi një 4-vjeçar në fshatin Marinëz. I mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë L. K., 20 vjeç, Lushnjë dhe E. L., 41 vjeç, Cakran – u kapën duke drejtuar motomjete pa leje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME