Categories Opinion

Nga Drini Zeqo/ Asgjë nuk do jetë më si më parë

Nga Drini Zeqo

Asgjë nuk do jetë më si më parë. Mbase as takimet e zakonshme mes përqafimesh e puthjesh. E di, edhe ty po të mungon dikush ta përqafosh fort, mua po aq. Mbase është akoma herët të shkruajmë se njerëzimi nuk do shtrëngojë dot më duart nga frika që mbetet pas. Akoma pyetjet tona nuk kanë përgjigje.

Fëmijët ende luajnë, shohin ne sy prindërit e tyre, shpesh nuk dallojnë buzëqeshjen që e kanë zënë maskat. Shkollat janë të zbrazura, mësuesit jane para kompjuterave ndonëse jo të gjithë nxënësit. E vërteta është se bota nuk do jetë më e njëjta. Ajo që na largonte sot po na afron. E para eshte teknologjia. Komunikimet permes platformave audio-vizuale u bënë parësore në këto ditë të vështira.

Skype-i solli afër nesh imazhin e mijra njerëzve që gjenden në disa raste edhe në kontinente të tjera. Interneti këtë herë na bashkoi, nuk na ndau. Avionët kanë zënë hambarët e tyre dhe janë të përgjumer akoma. Zhurma e tyre është ende e mezipritur. Po aq të qeta janë rrugët me orare të kufizuara për levizjet e makinave dhe njerëzve. Kafenetë e vogla, klubet me zhurmë, restorantet me aromën që mbushte rrugicat, pushojnë. Mall ka edhe për zenkat mes të dashurish rrugëve, nëpër to lëvizin vetëm motorrët e vegjël që shpërndajnë ushqimet. Mbase jo të gjithë, por shumë porosisin ushqimet e preferuara. Ka një mbret të ri, shërbimi delivery, do të jetë nëe opsion i padiskutueshëm në kurben e vet të suksesit. Sallat e kinemave u zbrazën, mbetën imazhet e filmave në dhoma ku efektet audio nuk jehojnë. Teatrot, opera, baleti po përpëlitet në tentativën e vet për të krijuar një botë magjike, online? Por kjo është ende një ëndërr, asgjë nuk do arrijë dot te zëvendësojë zhurmën e aktorëve, këngëtarëve apo balerinëve mbi parket.

Do mungojë akoma për disa kohë zhurma e bareve, ndërsa hyn e të pyesin se çfarë do të pish? Nje cocteil në një gote plastike është si të shijosh sushi me pirunj. Fakt është se jo të gjithë janë kaq të shkathët në këtë botë te re online. Kjo pjesë përhumet akoma mes pritjes që t’i rikthehet normalitetit. Ka njerëz që e humbën një pune, ka që e fituan sepse u përshtatën në një dimension të ri. Ka shumë njerez që u sheruan, ka shume që pyesin veten nese do të preken nga virusi apo tashmë janë imunë. Ende s’e kemi këtë përgjigje. Ende përcjellim të moshuar që ndahen padrejtësisht nga të dashurit e tyre.

Histori e dhimbshme, Papa thirri “Urbi et Orbi” në një shesh pa besimtarë. Por dikush do të thërrasë sërish në shehet plot, dikush do ankohet sërish nga trafiku, të tjerë do bien prapë në dashuri. Prapë do të lindin shumë fëmijë. Nxënësit do bëhen studente. Jeta është e tillë, sepse kjo nuk është një kohë për të vdekur. /Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME