Teksa dha detaje për lehtësimin e masave shtrënguese duke filluar nga java e ardhshme, kreu i qeverisë Rama ka folur dhe për humbjet financiare që pritet të sjellë përhapja e koronavirusit në Shqipëri. Në një dalje në ERTV, Rama tha se deri në muajin qershor, vendi mund të humbasë rreth 500 milion euro.
Rama: Kjo shtëpi, ky shtet, kjo qeveri për pasojë, ka humbur si rezultat i kësaj lufte 100 milionë € në muajin mars, 170 milione € në muajin prill dhe me gjasë do te humbase po kaq, 170 milionë € në muajin maj, 100 milionë € në muajin qershor, pra në total më shumë se gjysëm miliardë euro! Nuk po ju qahem e as ankohem, por thjesht po ju sjell në vemendje që si në, shumë shtëpi të zakonshme edhe ne shtepine tonë të përbashket te ardhurat jane goditur fort! Kjo do të thote vetem kaq: Kur kerkoni nga unë në keto kushte të vështira për të gjithë, as mos e dyshoni që unë dua të merrni jo aq sa kerkoni, po edhe më shume nga sa kërkoni, sepse sot më shumë se kurrë, ju jeni të gjithe familja ime dhe cfarë është e shtetit, nuk është imja, po është juaja.
Prandaj ju lutem, mos i dëgjoni as kukuvajkat që predikojne vdekjen per buke as bilbilat gjyzare qe recitojne recetat cudiberese qe detin e kthejne ne kos! Ne do ta fitojme kete lufte dhe lehtesimi qe do te vije pas saj, do te na beje te kuptojme se sa e forte dhe se sa e mire mund te jete Shqiperia!”, tha Rama.
