Categories Lajme

Nga filiali i bankës te marketi e kompania celulare, arrestohet hajduti i rrezikshëm në Burrel

Policia e Matit ka finalizuar operacionin “Filiali”, duke arrestuar një 33-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje. Në pranga ka rënë shtetasi B. (M). Gj., 33 vjeç, banues në Burrel, i cili dyshohet se është autori i 3 vjedhjeve të ndodhura më parë.

Njoftimi i policisë: Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Filiali”.
Falë punës së mirëorganizuar dhe provave të grumbulluara, shërbimet e policisë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim B. (M). Gj., 33 vjeç, banues në Burrel. Nga tërësia e veprimeve h etimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autori i 3 vjedhjeve të ndodhura më parë dhe konkretisht: Më datë 14.01.2020 ka tentuar të vjedhë një filial banke në qytetin e Burrelit. Më datë 01.06.2020 ka vjedhur një shumë parash në marketin e një shtetasi. Me datë 03.12.2020, ka vjedhur disa telefona celularë në një kompani celularësh. Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me B urg”. Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME