Categories Lajme

Nga Gjeneva dhe Milano drejt Tiranës me çmime të ulëta me “EasyJet”

/ATSH/ Lajm i mirë për të gjithë shqiptarët që puna apo lidhjet familjare i bëjnë të udhëtojnë shpesh drejt Zvicrës apo Milanos, sikundër edhe për të gjithë ata vizitorë që dëshirojnë të vijnë në Shqipëri. Kompania ajrore me kosto të ulët “EasyJet” do të nisë fluturimet direkte nga aeroporti i Gjenevës drejt aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”dhe anasjelltas duke nisur nga 28 nëntori.

Duket se kompania ka menduar edhe për të përkuar nisjen e fluturimeve me Tiranën me ditën e festës sonë Kombëtare, 28 Nëntorit. Nga orari i fluturimeve, duket se kompania me kosto të ulët, “EasyJet” ka menduar të ketë tre fluturime në javë, e martë, e shtunë dhe e diel, dhe rezervimet janë të hapura nga 5 nëntori 2019 deri më 28 mars 2020.

Ashtu si tregohet nga oraret e fluturimit të kësaj kompanie fluturimi i parë është parashikuar për më 28 nëntor, dhe rezervimet nisin nga 52,95 franga zvicerane apo 17,09 euro për të rritur dhe fëmijë.

Kompania me kosto të ulët, “EasyJet” do të nisë fluturimet edhe nga aeroporti i Malpensës drejt kryeqytetit shqiptar, Tiranës, më 28 nëntor. Fluturimet do të operohen dy herë në javë, të enjteve dhe të dielave dhe biletat janë tashmë për shitje. Të dhënat e vitit të shkuar nga aeroporti i Gjenevës tregojnë se kompania “EasyJet” me kosto të ulët ka numrin më të lartë të pasagjerëve. Kompania  është në krye të me 45,0% të pasagjerëve në aeroportin e Gjenevës.

“Easyjet” tashmë ka projektuar destinacionin e ri dimëror sezonal drejt Tiranës. Nisja e fluturimeve për në Tiranë është një sinjal i mirë për hapjen e tregut edhe me vendin tonë, për shkak të rritjes së kërkesës për udhëtime për dhe nga Tirana. /j.p/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME