Categories Lajme

“Nga hemoragji cerebrale te paraliza”, Karamuço për tullumbacet me azot: Gjendja euforike zgjat vetëm 5 minuta

Tullumbacet me azot janë një ndër problemet më shqetësuese aktualisht në vendin tonë.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur në “Bardh a Zi” për këtë fenomen, duke përmendur dëmet e mëdha shëndetësore që ai ka te të gjithë përdoruesit.

Sipas tij, në Shqipëri këto tullumbace kanë një oksigjen të papërpunuar që vjen nga bombula që përdoren nga dentistët apo spitalet.

“Janë disa bombula, të cilat janë deri diku të kuruara për përdorim, pa ç’ka se nuk thonë për përdorim se është -40 gradë nga brenda. Ajo ta marrësh direkt nga bombula të shkatërron organet menjëherë. Por gjëja tjetër është kjo që këta e marrin nga bombulat që shkojnë me destinacion spitalet, dentistët etj etj. Sepse ato janë të pafiltruara. Këta çfarë bëjnë? Në çdo lokal ke një bombul një metra, dy metra e gjatë e madhe, nga ato të ndryshkurat dhe vetëm mbushe gjithë kohën.

Tani problemi qendron këtu, për ça destinacioni e ke sjellë tani në Shqipëri, se s’ka se si të kapet me listën e atyre lëndëve narkotike. Dëmi është i jashtëzakonshëm, vdekjeprurës, hemoragji cerebrale dhe arrest të frymëmarrjes sepse godet dhe qendrën e frymëmarrjes në tru, pastaj gjënë më të thjeshtë ka paralizën.

Në momentin që thithet ajo të mpinë komplet, jo vetëm mishrat e dhëmbëve, gjymtyrët, por t’i ke probleme dhe me të folurin. Kur ulet oksigjeni në organizëm, ti ke një gjendje si euforike, një gjendje që kalon në 5-6 min. Ky 5 min për një person që ka dhe probleme të tjera është fatal”, tha Karamuço.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME