Categories Lajme

Nga lejet në kundërshtim me ligjin tek mungesa e akteve, prokurori i dosjes ‘Tërmeti’: Ja ku janë shtrirë hetimet në Tiranë

Një nga prokurorët e dosjes ‘tërmeti’ sa i përket zonës së Tiranës ka bërë me dije për mediat se janë disa shkelje që janë kryer nga funksionarët publikë dhe kontraktorët pas tërmetit të 26 nëntorit.

Erjon Ymeraj thotë se funksionarët publikë kanë dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin kurse drejtuesit teknikë dhe ligjorë janë disa, duke nisur nga aktet e kolaudimit tek leja e shfrytëzimit të objektit të cilat mungojnë në disa dosje të banesave të dëmtuara. Po ashtu ai bëri me dije se hetimet janë shtrirë në Farkë, Vorë dhe Kashar.

“Janë disa subjekte nën hetim mbas ngjarjeve të 26 nëntorit 2019. Kryesisht janë subjektet që kanë funksion publik në ish- komunat, subjekte private apo kontraktorë.
Për shkeljet e kryera nga funksionarët publikë, kanë miratuar leje ndërtimi në mungesë dokumentacioni dhe në kundërshtim me ligjin .

Mungojnë oponencat teknike për administratorët e të cilëve janë lëshuar edhe urdhra ndalimi, mungojnë procesverbale të përfundimit të karabinave, të objektit. Mungojnë procesverbalet të përfundimit të punimeve të objektit. Në disa dosje mungojnë aktet e konstatimeve nga zyrat urbanistike, në komunat Farkë dhe Kashar, për të legalizuar mungojnë aktet e qëndrueshmërisë

Sa i përket drejtuesve teknikë dhe ligjorë janë disa shkelje, aktet e kolaudimit, disa raste nuk gjendet në dosje. Aktet e marrjes së lejeve të shesheve të ndërtimit, procesverbalet gërmimit të tabanit, ngritjes së tabanit, kolonave dhe një sërë aktesh konstatimi. Disa raste mungon dhe leja e shfrytëzimit të objektit nga njësia administrative.

Në objektet para ’90 ka punime që kanë dëmtuar strukturën për të bërë biznese apo hapësira. Sa i përket hetimeve janë shtrirë në Vorë, Kashar dhe Farkë ku dëmtimet kanë qenë më të mëdhaja.

Po vazhdojnë nga grupi hetimor dhe në zona të tjera si Dajti, Kamëz dhe të tjera. Ku janë dëmtuar me problem në ndërtim apo dhe sinjalizim nga shtetas të ndryshëm që kanë pësuar dëmtimet.”- tha Ymeraj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME