Categories Lajme

“Nga Muriqani deri në Vlorë do shkohet pa u ndaluar nga askush”/Kantieret e reja në akset strategjike

Brenda pak javësh fillon ndërtimi i rrugës Milot-Fier, më në fund një rrugë ku makina ka rrugën e vet. Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS ku theksoi se, “paralelisht me fillimin e Milot-Fierit do shpallim Milot-Muriqanin, sepse do e çojmë Korridorin Blu, ju kujtohet kur unë thoja Korridori Blu që dilte Saliu normalisht të paktën tek bluja nuk duhej të shtrembërohej e zgërdhihej që çfarë janë këto fantazira. Korridori Blu është projekt europian dhe nga Muriqani deri në Vlorë do shkohet pa ndaluar e pa u penguar nga askush”.

“Nga ana tjetër është dhe Milot-Rrësheni. Se këta thonë bëmë Rrugën e Kombit. Rruga e Kombit akoma vazhdon atje. 7 ura u ndërtuan në këtë kohë, ura e madhe atje lidhëse po ndërtohet tani, pa llogaritur investimet e tjera. Kush shkon atje e vjen nga atje e dinë shumë mirë që është një gyp nga Rrësheni deri në Milot dhe kjo është një infrastrukturë strategjike që me planin e financimit europian është në dorë tonë që ta bëjmë”, – u shpreh Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME