Categories Lajme

“Nuk do të presim mandatin e tretë për dy portet e Vlorës”/ Brenda disa javësh gara për aeroportin e Sarandës

“Nuk do të presim mandatin e tretë për dy porte të Vlorës, sepse ky që është atje në qytet do të bëhet një port turistik”, – deklaroi sot Kryeministri Edi Rama. Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama u ndal te disa prej investimeve strategjike, ku veçoi portet e Vlorës. “E kanë premtuar të gjithë komplet në të gjitha fushatat. Mbaj mend kur shkonim në fushata në kohën e largët, premtonin Transballkaniken dhe portin turistik. Këto të dyja. Transballkanikja, unë atëherë nuk e dija se për çfarë ishte fjala, se më dukej sikur do sillte gjithë Ballkanin në Vlorë. Kurrë nuk u bë. E bëmë ne”, – tha Rama.

Po ashtu ai tha se “portin turistik do e nisim dhe do e nisim brenda pak kohësh”. “Në pranverë do të jetë kantier para përfundimit të mandatit, dhe ndërkohë do ndërtojmë portin e ri të mallrave te Triporti për mallrat dhe për peshkatarët e Vlorës”, – tha ai. Rama tha po ashtu se “brenda disa javësh do të shpallet gara për aeroportin e Sarandës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME