Categories Lajme

Nga përkeqësimi i lirisë së medias te politika e përçarë artificialisht, ja mesazhet e Presidentit

Mesazhe të forta ka dhënë sot Presidenti i Republikës, Ilir Meta, teksa ka folur për kambana alarmi lidhur me përkeqësimin e lirisë së medias, politikës së përçarë artificialisht dhe shpopullimit të vendit, mes rritjes së dhimbshme të numrit të azilkërkuesve shqiptarë nëpër botë. “Liria e medias është përkeqësuar, kushtet e punës gjithashtu, pas shumë viteve gazetarët u janë kthyer protestave, shqetësimet e gazetarëve të terrenit nuk dëgjohen, kurse pronarë e drejtues mediash e kanë asgjësuar postin e kryeredaktorit të lajmeve se e bëjnë vetë”-deklaroi Meta, duke iu referuar raporteve të fundit që dëshmojnë për një media shqiptare pjesërisht e lirë. “Ka pasur përkeqësim të sigurisë, kushteve të punës dhe aksesit në informacion të gazetarëve. Nuk harrojnë dot dramën që shkaktoi mohimi i kësaj lirie në 50 vite të diktaturës, kalvari i vrasjeve, dënimit dhe cenimit të dinjitetit njerëzor.

Pas përmbysjes së regjimit ndodhi revolucion i jashtëzakonshëm mediatik, me një numër të madh mediash. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ka korrelacion mes lirive civile dhe demokracisë, sa më e konsoliduar demokracia aq më të mbrojtura janë liritë e individit. Kamabana më e fortë e alarmit është shpopullimi i vendit, cenimi i lirive, mungesa e llogaridhënies dhe varfëria janë kushtet kryesore.

Polarizimi artificial i jetës politike në vend dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes nga politika është ajo që i demotivon shqiptarët që kanë kërkesa të larta që të ikin nga vendi”– tha Meta. Sipas tij, raporti i para një muaji tregoi se numri i azilkërkuesve për 10 muaj është rritur me 16% krahasuar me vitin e kaluar, në raportoi ne Serbinë e kemi 8.2 herë dhe 11 herë më i lartë me Malin e Zi. “Tronditës është largimi i Agron Tufës, që u kërcënua familjarisht për shkak të detyrës dhe mendimeve të tij, më tronditës mosreagimi për këtë largim nga ana e institucioneve dhe nuk reagon askush. As media, gazetarët dhe pedagogët nuk janë e nuk mund të jenë armiqtë nga të cilët duhet të ruhemi. Dhe nuk duhet të trajtohen si të tille”– tha Meta. Në fund e ka mbyllur fjalën e tij me një urim:

“Uroj që viti i ardhëm ti gjejë mediat dhe gazetarët më të lirë, më aktivë dhe më afër të vërtetës, kjo nuk mund të ndodhe më një urim dhe dëshirë, do reflektim të tillë të shoqërisë dhe politikës, sepse një mjedis i përçarë artificial dhe përjashtues nxit urrejtjen. Të urojmë që tërmeti të shërbejë si moment ringritje dhe bashkëpunimi se dialogu na siguron demokraci të qëndrueshme dhe frymëzuese për të rinjtë që ta shohin të ardhmen në vendin e tyre”– tha Presidenti, gjatë fjalës se mbajtur në Konferencën vjetore të Avokatit të Popullit me temë “Liria pa urrejtje, liria e shprehjes përballë të drejtave të tjera të njeriut”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME