Categories Lajme

Nga pika bastesh në biznese, çfarë po ndodh në kryeqytet

Në kryeqytet, një pjesë e konsiderueshme e bizneseve të basteve sportive kanë nisur të nxjerrin në shitje pajisjet,( kompjuterat, televizorët), apo të japin me qira ambientet për t’i  shndërruar në aktivitete të tjera, duke i paraprirë hyrjes në fuqi të ligjit që nuk lejon funksionimin e lojërave të fatit dhe kazinove, në vendin tonë pas datës 1 janar 2019.

Në një prononcim për ATSH-në, administrator i një kompanie bastesh tha se, “vendimi për mbylljen e lojërave të fatit na erdhi surprizë, pasi në janar ne prisnim që të dilte vendimi që përcaktonte distancat e pikave të basteve nga shkollat, që do të sillte një reduktim në masë të këtyre pikave”.

“Por me daljen e vendimit të qeverisë për mbylljen e këtij aktiviteti pas dates 1 janar 2019, në të gjithë vendi, ne po përgatitemi për mbylljen e pikave siç e parashikon ligji”, deklaroi ai.

Një tjetër sipërmarrës tha për ATSH-në, se po merr me qira ambientet e një pike bastesh, për ta kthyer atë në një qendër të tregtimit të bimëve medicinale.

“Kam marrë një ambient me qira dhe këto ditë po bëhem gati për të hapur një biznes të ri, duke e kthyer këtë pike nga loto në qendër të bimëve medicinale, një aktivitet në shërbim të shëndetit të njerëzve”, u shpreh ai.

Kur kanë mbetur edhe tre javë nga hyrja në fuqi e ligjit që nuk lejon funksionimin e lojërave të fatit, kamera e ATSH-së vëzhgoi nga afër në Tiranë, se si subjektet e bastet sportive janë vënë në lëvizje për të mbyllur aktivitetin e basteve dhe po shohin mundësinë e shndërrimit të tyre në biznese të tjera.

Në mbështetje të mbylljes së lojërave të fatit dhe kazinove, ka qenë dhe zëri i qytetarëve, të cilët janë shprehur për ATSH-në, pro vendimi të qeverisë që hyn në fuqi më datën 1 janar 2019./ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME