Categories Lajme

Nga se do të rrezikohet bota në vitin 2020

2019-ta nuk ofroi ndonjë surprizë të madhe. Por rendi i brishtë botëror, e vazhdoi “rrugëtimin” e tij drejt shpërbërjes. Viti 2020 ka të ngjarë të ketë më shumë ngjashmëri me vitet 1930. Disa konflikte serioze, simptoma të një sistemi global nën tendosje si pasojë e doktrinës anti-globaliste ”Amerika e Para” e presidentit amerikan Donald Trump, mund të arrijnë pikën e vlimit vitin e ardhshëm. Ja cilat janë rreziqet më të mëdha gjeopolitike, që e presin botën në vitin 2020:

Zgjedhjet presidenciale në SHBA

Si një rizgjedhje e Trumpit, ashtu edhe fitorja e një sfidanti demokrat, do e thellojë ndarjen politike në SHBA. Një fitore e Trump, do të vazhdojë të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga rendi shumëpalësh botëror. Një humbje e tij e ngushtë, mund të shkaktojë trazira të brendshme politike. Edhe një fitore e demokratëve, mund të nxiste pasiguri dhe kundërshti të forta, mbi një taksë të mundshme mbi pasurinë, ndoshta duke ngjallur edhe reagimin e ashpër të tregjeve.

Brexit

Dalja e Britanisë nga BE do të ndodhë më në fund, pas fitores së thellë të kryeministrit konservator Boris Xhonson në zgjedhjet e fundit. Britania e Madhe do jetë jashtë BE-së pas 31 janarit 2020, por është më pak e qartë nëse mund të përmbushet afati 31 dhjetor 2020, për arritjen e një marrëveshje tregtare Britani-BE. Xhonson do të përjashtojë çdo zgjatje të procesit të Brexit. Kjo shton rrezikun, që Britania e Madhe të largohet nga tregu i përbashkët pa ndonjë marrëveshje tregtare. Trump ka premtuar arritjen e një marrëveshje të shpejtë tregtare SHBA-Britani. Por hapja e portave ndaj produkteve të lira por jo cilësore bujqësore amerikane, mund të dobësojë mbështetjen elektorale të konservatorëve, dhe të ngjallë zemërimin e publikut. Në një periudhë më afatgjatë, Brexit mund të çojë në shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo pasi Partia Nacionaliste Skoceze i mposhti rëndë konservatorët në Skoci, dhe ka të ngjarë të kërkojë mbajtjen e një referendumi të ri për pavarësinë nga Londra.

Sfida e Koresë së Veriut

Pavarësisht nëse Trump bie dakord të takohet apo jo sërish me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ky i fundit duket se ka bërë tashmë një zgjedhje strategjike: pavarësisht stimujve amerikanë, ai nuk synon të çmontojë arsenalin e tij bërthamor, të paktën në një të ardhme të parashikueshme. Kjo është gjithnjë e më e dukshme, teksa ai po vazhdon testimet e raketave balistike dhe atyre bërthamore. Kim po ndjek “rrugën e re”, të cilën e paralajmëroi që në ultimatumin e tij të fundvitit të shkuar. Qëllimi i tij është të jetë de fakto një shtet bërthamor si Izraeli apo Pakistani, dhe të pranohet si një vend normal. I ndjerë i poshtëruar që “bromanca” e tij me Kim është tradhtuar, Trump prentendoi në fillim se gjithçka po ecën mirë. Por shumë shpejt do të vijë edhe zemërimi i tij, duke kërcënuar të shkaktojë një përballje të fortë, me rrezikun serioz të një konflikti të shkaktuar nga përllogaritja e gabuar.

Lindja e Mesme post-SHBA

Të nxitur nga mos reagimi i Trump ndaj armiqësisë së Iranit, tërheqja e amerikanëve nga Siria, si dhe nga nevoja për t’i dhënë fund luftës në Jemen dhe për të stabilizuar Sirinë, aktorët rajonalë po bëhen më aktivë. Presidentin rus, Vladimir Putin, shërben si një ndërmjetës krysor, teksa edhe BE-ja është shumë më aktive në rrafshin diplomtik. BE dhe Putin po lehtësojnë arritjen e një marrëveshje të re bërthamore me Iranin, me kufizime më të gjata në kohë mbi raketat balistike. Trump është dakord me këtë pakt të ri. Protestat e mëdha brenda vendit, po e shtyjnë Teheranin drejt kësaj një marrëveshje të re, duke e kufizuar ndikimin rajonal të iranianëve.

Një krizë e re financiare botërore

Kontradiktat e brendshme të Kinës po rriten. Ajo ka një borxh të madh publik (300 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto), një popullsi në plakje, dhe një rritje të dobët ekonomike (vetëm 2-3 për qind). Edhe SHBA ka një rritje të problemeve me borxhin në nivelin federal, plus borxhin e konsiderueshëm të korporatave, dhe kjo në kohën e normave të ulëta të interesit. Ndërkohë ngadalësimi i rritjes ekonomike në BE, dhe përçarjet mes vendeve të unionit, shtojnë frikën për zhytjen e botës në një tjetër krizë. Dhe ajo do të ishte më e rrezikshme se sa kriza e 2008-ës, pasi sot bashkëpunimi i Bankës Qendrore me Kongresin Amerikan, është më problematic.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME