Categories Sport

Mediat spanjolle: Në vitin 2020 do të ndodhin transferta të bujshme

Vitet e fundit merkatoja ka sjellë transferime të shumta dhe të bujshme ku nuk kanë munguar lëvizjet e futbollistëve si Mbape, Nejmar, Kutinjo apo edhe Ronaldo. Megjithatë, të tjera transferime priten dhe me shumë gjasa, Nejmar do të kthehet sërish në personazhin e merkatos. Barcelona kërkon ta rikthejë në Spanjë dhe dëshira e futbollistit është e madhe, por pengesë mbetet kontrata me PSG-në. Sulmuesi brazilian nuk ndihet i lumtur në Francë dhe ka kuptuar si duket se paraja nuk është më e rëndësishmja në futboll dhe kërkon të kthehet në Spanjë ku mundësitë për të fituar trofe prestigjiozë dhe individualë janë të mëdha.

Të gjitha mediat prestigjioze në Spanjë, raportojnë se viti 2020 është pikërisht viti kur Nejmar të transferohet në kampionatin spanjoll. Natyrisht nuk bëhet fjalë për një transferim në merkaton e janarit duke parë mbipopullimin në sulm me emra si Mesi, Grizman, Suarez e Dembele. Operacioni mund të nisë sërish në verë dhe tashmë pritet të mos ketë pengesa për kalimin e Nejmarit në Spanjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME