Categories Lajme

Nga shkurti s’i shpëtoni dot pajisjes së re, pas alk oolit gati testi i dr ogës për shoferët

Pak ditë pas “TruCam” radarit të sofistikuar për shpejtësinë tej normave të automjeteve, një tjetër pajisje pritet t’i vijë në ndihmë Policisë Rrugore me qël lim parandalimin e aksi denteve rrugore, për shkak të shkeljeve rrugore nga drejtuesit.

Bëhet fjalë për testuesin e ri që pritet të vihet në përdorimi nga Policia Rrugore dhe do t’i japë fund një herë e mirë përdorimit të lëndëve nar kotike nga drejtuesit.

Report TV ka mundur të sigurojë pamjet e këtij drageri që sipas burimeve pritet të vihet në funksion prej fillimit të muajit shkurt në të gjitha akset rrugore në vend nga ana e strukturave të policisë. I ngjashëm me dragerin që mat sasinë e konsumimit të alk oolit ky test i ri nëpërmjet pështymës të tregon brenda një afati të shkurtër kohor nëse drejtuesi i automjetit është në efektin e nar kotikëve.

Kjo pajise është e aftë të përcaktojë edhe llojin e lëndës nar kotike të konsumuar. Aplikimi i kësaj pajisje është i përhapur në shumë prej vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa në vendin tonë ky matës u testua nga disa efektivë të policisë rrugore çeke që zhvilluan disa patrullime gjatë një vizite në Shqipëri pak muaj më parë. Ashtu si alk ooli edhe përdorimi i lëndëve nar kotike shpesh herë është bërë faktor i regjistrimit të aksi denteve rrugore.

Drageri i ri është në kuadrin e planit të masave të paralajmëruar nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe që pritet të prezantohet në ditët në vijim. Duke parë numrin e lartë të aksi denteve rrugore në vend. Ministri Lleshaj në 107 vjetorin e Policisë së Shtetit tha se një ndër prioritetet kryesore të policisë për vitin 2020 është kthimi në vitin e sigurisë rrugore./shqiptarja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME