Categories Lajme

Nga sot Shqipëria me kreun e ”FBI” së saj, 4 pretendentët për kreun e BKH-së

Ka përfunduar procesi i Vetingut për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, një institucion ky që do të ngrihet për herë të parë në vendin tonë, i ideuar që prej nisjes së Reformës në Drejtësi. Do të jetë SPAK që do të përzgjedhë sot kreun e ri të BKH-së, mes katër emrave që janë në garë Aida Hajnaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj,  SPAK do t’i dërgoj një emër Këshillit të Lartë të Prokurorisë për ta miratuar.

KLP pritet të mblidhet ditën e hënë dhe të fusë në rend të ditës emërimin e kreut të BKH-së. Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për drejtor të FBI-së shqiptare pati angazhimin e partnerëve ndërkombëtarë, me investimin direkt të SHBA-së, që kreu dhe asistoi dhe futjen në makinën e së vërtetës së pretendentëve për postin e drejtorit. Për herë të parë kreu i BKH-së do të jetë i ngjashëm me FBI-në amerikane për hetimin e krímeve, gjurmimin e parave dhe të paprekshmeve. BKH është plotësim i SPAK dhe oficerët e BKH do të koordinojnë me SPAK çdo hetim.

Ngritja e kësaj strukture të re shihet si kryesore në luftën kundër krímit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë. SHBA dhe BE kanë vendosur si kusht kryesor rezultate në këtë betejë në ndëshkimin e të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”, si një nga kushtet dhe për negociatat dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME