Categories Lajme

Flet taksisti: Jam me kredi dhe s’dihet ça mund të bëj kësaj radhe!

Uljan Kolgjegja është taksisti i njohur që tentoi të vetëdigjej përpara kryeministrisë, pasi policia i kishte pezulluar patentën. Pamjet e rënda u publikuan në të gjitha mediat dhe ai fatmirësisht u ndal nga disa efektivë policie, fare pak pasi u lye me benzinë.

Së fundmi, Kolgjegja ka kontaktuar me redaksinë e JOQ ALBANIA. Ai tregon hapur me dokumente se ndaj tij është bërë një padrejtësi. I riu ka treguar se ka dalë nga shtëpia në datë 19 prill, pas një problemi me dhëmballën, i pajisur me autorizim, por sërish ia kanë hequr patentën. Lidhur me autorizimin, ai ka dërguar edhe dokumentin. Pas kaq shumë kohësh ai sërish nuk e ka marrë patentën, edhe pse i ka dërguar mesazhe shumë drejtuesve të policisë, por edhe vetë kryeministrit Rama.

Kolgjegja tregon gjithashtu edhe shenjat e dhunës të shkaktuara nga policia, pas tentativës për tu vetëdjegur. Siç shihet edhe nga pamjet, ai ka marrë disa goditje në gju.. Taksisti kërkon që t’i rikthehet patenta, pasi është e vetmja që mund t’i sigurojë të ardhura.Ai është në kredi dhe nuk po shlyen do t këstin.

Është e turpshme sesi shteti qëndron indifferent ndaj këtij rasti, pasi Kolgjegja shprehet se mund të bëjë edhe ndonjë akt tjetër, pas atij të disa ditëve më parë. Uljani shkruan: Persh jeta osht qejfJam ai djali qe desha vetdigjesha perpara kryeministrise

Mua me hoqen patenten me daten 19 prill pse dola se kisha dhimbje dhemballe po kisha autorizim per shpeendarje disfektuese. Ja ku esht autorizimi. po me genjyen drejtori nuk po e permend emrin po te duash ta parmend. kaluan fiks 3 muaj i shkruajta nr e kryeministrit edi rama me tha shkruaji ke platforma i shkruajta po asgje, nuk me ka kthyer, po shikoje si me kan ber policet e lleshit

Postojeni ju lutem se jeni e vetme portal me i mir qe nuk keni frik respkte pa fund po nuk me zgjidhen qe te me japin patenten do jet kesaj rradhe vetem zoti lart e di se cfar do bej se po me vjen banka ke shpia se nuk kam zanat tjeter pervec taksis.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME