Categories Lajme

Nga tuneli i Llogorasë te Aeroporti i Kukësit, projektet që mbështet buxheti i vitit 2021

Një sërë projektesh të mëdha infrastrukturore gjejnë mbështetje financiare në buxhetin e vitit 2021. Investimet publike gjatë 2021 llogariten të shkojnë në 7.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa buxheti për sektorin e infrastrukturës llogaritet 49 miliardë lekë. Mbajtja e një niveli të lartë investimesh ku edhe në periudhën afatmesme programohet ruajtja e një niveli të investimeve publike në rreth 5% të PBB konsiderohet esenciale për të mbështetur nivele relativisht të larta rritjeje në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.

Në infrastrukturë gjatë vitit që vjen synohet rritja e sigurisë rrugore në të gjitha akset kombëtare ku ulja e numrit të aksidenteve është prioritet sikundër dhe reduktimi i numrit të pikave të zeza me 25%, sipas Strategjisë Kombëtare të Transportit. Po ashtu, kompletimi i Rrugës së Arbrit, e cila pritet të mbyllet brenda nëntorit të 2021-t dhe nisja e projektit të ndërtimit të Tunelit të Llogorasë.

Objektiv tjetër i ministrisë së Infrastrukturës është edhe avancimi i punimeve në segmentet rrugore Kardhiq – Delvinë, bypass-i Shkodër, bypass-i Tepelenë, dhe një pjesë e mirë e Unazës së Tiranës. Synim po ashtu është edhe kompletimi i segmenteve rrugore brenda 2021 me financim të huaj si bypass-i i Vlorës, Qukës–Qafë Plloçë, etj. Nga ana tjetër qeveria planifikon që gjatë vitit të vjen të vendos në funksion Aeroportin e Kukësit si dhe të nis punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet agjenda/ Sot Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria synon mbylljen e negociatave deri në 2027

Ditën e sotme në Bruksel do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare, ku do të diskutohet edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kontrollet blic në të gjitha burgjet e vendit/ Sekuestrohen telefona, alkool dhe drogë, 35 efektivë nën hetim

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale (AMSEVP), në varësi të Ministrisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas, përplasen 2 makina, një person i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas. Bëhet me dije se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi nuk ishte kryer në përputhje me ligjin, lirohet nga burgu kryeinspektori i IMT-së së Himarës

Kryeinspektori i IMT së Himarës, Dorian Hoxha është lënë i lirë nga Gjykata e Vlorës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëmat e “Titit’/ U plagos gjatë përplasjes me policinë greke, detaje të reja nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

Emri i Alesio Xhelo i ashtuquajtur ‘Titi’ ka qenë prej vitesh i lidhur me disa…

LEXO ME SHUME