Kryeministri Edi Rama u bëri sërish thirrje sot naftëtarëve të Ballshit të ndalin grevën e urisë dhe të ulen të diskutojnë. Rama tha se “nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur”.
“Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë: Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë”, tha Rama.
