Categories Lajme

Ngjarja e rëndë/ Kush është shqiptari azilkërkues, që i dha fund jetës në Britaninë e Madhe?

Mbretëri e Bashkuar – 27 vjeçari që i dha fund jetën në anijen akomoduese të azilkërkuesve, Bibby Stockholm, është shqiptari Leonard Farruku.

Farruku raportohet të ketë qenë në gjendje ankthi dhe ka kërkuar ndihmë, përpara se t’i jepte fund jetës.

Motra e tij ka deklaruar se Farruku është trajtuar keq nga rojet, por i përshkroi kushtet në anije si “jo të këqija”.

“Kur fola me të herën e fundit, ai më tha se kushtet në atë anije nuk ishin të këqija, por ato trajtoheshin nga rojet si kafshë. Vëllai im, kur mbërriti në Britani , i dha Home Office adresën e të afërmve tanë në Londër. Ata u kontaktuan nga policia e cila u tregoi se çfarë kishte ndodhur. Sipas të afërmve tanë që janë në kontakt me policinë, Leonardi atë natë në orën 23:00 të mbrëmjes ka pasur disa probleme dhe është qetësuar nga roja. Në orën 3 të mëngjesit ai u gjet i vdekur. Nuk kemi më shumë detaje se si ai vdiq”, ka deklaruar motra e Farrukut, për shtypin britanik.

27 vjeçari mbërrini në Britani me gomone verën e shkuar, duke paguar rreth 3500 paund. Ai më pas u transportua në anijen akomoduese, ku strehohen personat të cilët kërkojnë azil dhe presin rezultatin e kërkesës së tyre.

Anija me tre kate, strehon personat që presin rezultatin e aplikimeve të tyre për azil dhe ka kapacitet për të mbajtur 500 burra.

Një letër e nënshkruar nga 65 organizata bamirëse, përfshirë Refugee Action, Refugee Council dhe Care4Calais, dhe botuar nga The Guardian, inkurajoi qeverinë të mbyllte këtë strukturë.

Nënshkruesit e përshkruanë anijen si “të ngushtë, kufizuese dhe të ndarë” dhe shtuan se ishte “një vend i papërshtatshëm për të strehuar njerëzit që largohen nga dhuna, persekutimi dhe tortura”. Kryetarja e Portland Carralyn Parkes tha se azilkërkuesit e përshkruanë situatën në Bibby Stockholm si “tmerruese” me një siguri në stil aeroporti, hapësirë të ngushtë, ushqim të keq dhe frikë nga ndëshkimet nëse do të flisnin.

Farruku është shqiptari i dytë që vetëvritet në Mbretërinë e Bashkuar, nën kujdesin e Home Office. Në 17 nëntor, ndërroi jetë Alfred Dosku, 37 vjeç.

Kujtojmë se mes MB dhe Shqipërisë është firmosur një marrëveshje, për kthimin e menjëhershëm të emigrantëve të paligjshëm, duke ngritur pikëpyetje për shkeljen potenciale të drejtave të azilkërkuesve.

Lidhur me ngjarjen e rëndë dhe të përsëritur për humbjen e jetës së azilkërkuesve shqiptarë, nuk ka një reagim nga qeveria shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti i paqëndrueshëm në vend, reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Ditën e sotme, vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me kthjellime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë dhe zhvatje

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë…

LEXO ME SHUME