Categories Lajme

Ngjarja e rëndë në Tiranë me dy viktima, një ditë më parë autori festoi ditëlindjen, zbardhen deklarimet e fëmijëve

Pasi iu dëmtua shtëpia nga tërmeti në lagjen “5 Maji” në kryeqytet, Lulëzim Cami u zhvendos rreth 2 vjet më parë në rrugën “Xhon Belushi” në zonën e Freskut, po në Tiranë.

Mëngjesin e sotëm vëllai i  tij Vehap Cami që mbante me vete një armë tip pistoletë pasi e shkrepi kundër Lulëzimit, vrau më pas edhe veten.

Ngjarja me dy viktima ndodhi rreth orës 7:40. Vehap Cami 63 vjeç me banim në Lundër të Tiranës kishte ardhur i vetëm tek vëllai i tij.  Të dy vëllezërit humb137n jetën menjëherë, dhe trupat e tyre u dërguan më autoambulancë për në morgun e Tiranës.

Policia u njoftuar nga persona të tjerë, se në banesën e Lulëzim Camit, baba i 3 djemve dhe një vajze, ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Pasi uniformat blu shkuan në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar trupat e dy viktimave. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shkak për këtë krim makabër në ditët e parë të Vitit të Ri, thuhet se është bërë një pronë e dy vëllezërve në vendlindjen e tyre. Por fëmijët e tyre janë shprehur se nuk ishin në dijeni të mosmarrëveshjeve të prindërve të tyre. Referuar dokumenteve të bëra publike nga policia, autori i ngjarjes, Vehap Cami një ditë më parë festoi edhe ditëlindjen e tij të 63-të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME