Categories Lajme

Ngjarja në ish-Bllok, ISHT zbërthen arsyet pse ndodhi shpërthimi

Inspektorati Shtetëror Teknin dhe Industrial ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen që trunditi kryeqytetin ditën e djeshme e ndodhur në zonën e ish-Bllokut, dhe që mbetën të plagosur një çift bashkëshortësh (pronarë të argjednarisë ku ndodhi shpërthimi), dhe dy të rinjë.

“Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, rezulton se biznesi i argjendarisë zhvillonte aktivitet edhe në katin përdhe (bodrum) të një godine disa katëshe.
Nga bodrumi nga punonjësit e zjarrfikseve u nxorrën dy bombola 1(një) bombol GLN-je me kapacitet 15 kg metalike dhe 1(një) bombol oksigjeni me kapacitet afërsisht 20 litra”, shkruhet në reagimin e ISHT-së..

Më tej theksohet se në vendngjarje është gjetur bombula e GLN-es me kapacitet 15 kg kishte të montuar në ventilin e saj një reduktor presioni me dy manometra, një manometër bënte matjen e presionit në dalje të bombolës GLN-es ndërsa tjetri maste presionin pas reduktorit, pra presionin e punës. Rregullimi i presionit bëhej nëpermjet një ventili. Nga rregullatori dilte një nipel e cila nëpërmjet një tubi gome duhet të ketë qenë lidhur me pajisjen e saldimit (apo të shkrirjes). Bombola e GLN-es ishte pa dëmtime të jashtme, pra pa deformime dhe pa çarje. Manometrat ishin të dëmtuar nga djegia si dhe xhamat mbrojtës ishin të thyer. Boja e bombolës GLN-es ishte dëmtuar nga djegia.

Sipas ISHT-së, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për momentin dhe nga kqyrja e dy bombolave papaprakisht rezulton se ngjarja ka ardhur si rezultat i një pakujdesie ose gabimi njerëzor.

Deklarata e plotë:

Informacion mbi ngjarjen e ndodhur më datë 15.07.2019 në një biznes argjendarie me logon “Euro Gold” me adresë: kryqëzimi i rrugëve “Ismail Qemali” me atë “Vaso Pasha” kati përdhe, Ish Blloku Tiranë.
Në datën 15.07.2019 rreth orës 1330 ndodhi një ngjarje (shpërthim) në një biznes argjendarie me adresë: kryqëzimi i rrugëve “Ismail Qemali” me atë “Vaso Pasha” kati përdhe, Ish Blloku Tiranë. Nga eksplozioni ka patur dëme materiale të biznesit si dhe dëmtime të lehta të disa personave.

Përshkrimi i vendit të ngjarjes:
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, rezulton se biznesi i argjendarisë zhvillonte aktivitet edhe në katin përdhe (bodrum) të një godine disa katëshe.
Nga bodrumi nga punonjësit e zjarrfikseve u nxorrën dy bombola 1(një) bombol GLN-je me kapacitet 15 kg metalike dhe 1(një) bombol oksigjeni me kapacitet afërsisht 20 litra.

Nga inspektimi në vendngjarje rezultoi se:

Bombola e GLN-es me kapacitet 15 kg kishte të montuar në ventilin e saj një reduktor presioni me dy manometra, një manometër bënte matjen e presionit në dalje të bombolës GLN-es ndërsa tjetri maste presionin pas reduktorit, pra presionin e punës. Rregullimi i presionit bëhej nëpermjet një ventili. Nga rregullatori dilte një nipel e cila nëpërmjet një tubi gome duhet të ketë qenë lidhur me pajisjen e saldimit (apo të shkrirjes). Bombola e GLN-es ishte pa dëmtime të jashtme, pra pa deformime dhe pa çarje. Manometrat ishin të dëmtuar nga djegia si dhe xhamat mbrojtës ishin të thyer. Boja e bombolës GLN-es ishte dëmtuar nga djegia.

Bombola e oksigjenit me kapacitet afersisht 20 litra kishte të montuar në ventilin e saj një reduktor presioni me dy manometra, një manometer bënte matjen e presionit në dalje të bombolës së oksigjenit ndërsa tjetri maste presionin pas reduktorit, pra presionin e punës. Rregullimi i presionit bëhej nëpërmjet një ventili. Nga rregullatori dilte një nipel e cila nëpërmjet një tubi gome duhet të ketë qenë lidhur me pajisjen e saldimit (kanello saldimi). Bombola e oksigjenit ishte pa dëmtime të jashtme, pra pa deformime dhe pa çarje. Manometrat ishin të dëmtuar nga djegia si dhe xhamat mbrojtës ishin të thyer. Boja e bombolës se oksigjenit ishte dëmtuar nga djegia.

Paisjet në biznesin e mësipërm ishin të dëmtuara si pasojë e eksplozionit.

Nisur nga ambienti, vendi i instalimit të bombolës, në katin nën tokë (bodrum), gjendja teknike e bombolës … etj, rezulton se rrjedhja e mundëshme e GLN-es dhe si pasojë eksplozioni, mund të ketë ardhur nga:

Rrjedhja e GLN-es nga instalimi i bombolës 15 Kg me pajisjen e saldimit (apo të shkrirjes) nëpërmjet tubit të gomës dhe krijimit të përzierjes eksploduese në kufijtë kritik.
Sipas rregullit teknik përqindja në vëllim e fazës së gaztë të GLN-es me ajrin në të cilën krijohet përzierja eksploduese është 2 – 10 % si dhe duke patur parasysh që pesha specifike e GLN-es është më e rëndë se e ajrit, çka do të thotë se GLN-ja qëndron në kuotën më të ulët të ambientit në të cilin është instaluar bombola, krijimi i këtij ambienti eksplodues dhe nxitja nga një faktor i jashtëm si shkëndijë elektrike, çelësi elektrik apo kyçje – ç’kyçje e paisjeve elektrike, ose ndezja e një shkrepseje ( flake të lirë) nga përdoruesi, sjell eksplozionin.

Keqmontimi i bombolës së GLN-es me pajisjen e saldimit (apo të shkrirjes), shtrëngimi i rekorderive dhe i fashetave metalike për bashkimin e tubit të gomës me reduktorin e presionit.

Gjendja jo e mirë teknike e tubit të gomës, si plasaritje, si rrjedhojë e afatit të gjatë të përdorimit, të cilat nuk dallohen sepse tubi i gomës është djegur.

Gjendja teknike e pajisjes së saldimit (apo të shkrirjes).

Nga veprimi i gabuar i përdoruesit që mund të jetë :
– lënia hapur e linjës së gazit, ventilit të pajisjes së saldimit (apo të shkrirjes)
– përdorimi i mjeteve ndezëse shkrepëse apo cigare.

Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për momentin dhe nga kqyrja e dy bombolave papaprakisht rezulton se ngjarja ka ardhur si rezultat i një pakujdesie ose gabimi njerëzor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME