Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të shtënave nuk ka pasur të plagosur. Mësohet se është qëlluar ndaj makinës së avokatit A.Z.

Burimet shpjegojnë se shkak ka qenë një konflikt për pronat.

Vëllai i avokatit të identifikuar me inicialet A.Z ka patur konflikte të vazhdueshme për pronësinë e një toke.

Mbrëmjen e djeshme makina e avokatit në të cilën ndodhej edhe nipi i tij është qëlluar nga një person, i cili më pas është vetëdorëzuar.

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e mbrëmshme në Memaliaj, ku një shtetas kanosi me armë zjarri një avokat dhe nipin e tij, ndërsa udhëtonin me makinë.

Avokat Andrea Zotaj pjese e Dhomës së Avokatisë Gjirokaster, i ka shpëtuar mrekullisht një atentati të kryer në orët e mbremjes së djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër të fshatit Qesarat teksa avokat Zotaj i shoqëruar nga nipi i tij ishin duke shkuar në zone me autoveturen e tyre. Ndërsa, sipas burimeve policore, u kishte zënë pritë Fatos Lamaj 36 vjeç nga fshati Anë Vjosë Njesia Administrative Qesarat Bashkia Memaliaj.

“Mbrëmjen e djeshme, qëlloi me armë zjarri në ajër, për të kanosur 2 shtetas, kapet menjëherë pas ngjarjes dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Gjendet arma e zjarrit (pushkë), të cilën 41-vjeçari e fshehu në një zonë të pyllëzuar, dhe sekuestrohet bashkë me municion luftarak.

Menjëherë pas njoftimit të marrë më datë 28.03.2024, rreth orës 19:30, se në fshatin Qesarat, ishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe arrestimin e autorit/ëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin F. L., 41 vjeç, banues në Memaliaj.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri (pushkë), në ajër, me qëllim kanosjen e shtetasve A. Z., 54 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit, të dy banues më fshatin Anë Vjosë. Më pas, ai ka fshehur armën e zjarrit, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Qesarat.

Arma e zjarrit u gjet nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me disa fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”- njoftoi policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Vlorë/ Tre persona dhunojnë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një pronar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shndërrimi i qeverisjes në një “mbretëri kryeministrore” që ushqen varfërinë dhe largimin e popullsisë.

Ish-ministri i financave, Arben Malaj, ka reaguar pas përplasjeve të regjistruara një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alarm në tregun e Vlorës/ Çmimet “fluturojnë” nën petkun e naftës: Qytetarët në udhëkryq, tregtarët drejt falimentimit Efekti zinxhir i shtrenjtimit të naftës ka goditur rëndë tryezat e vlonjatëve.

Një vëzhgim i Vlora News në tregun e fruta-perimeve dëshmon një realitet të dhimbshëm: rritja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Policia ka zbardhur tentativën e grabitjes së ndodhur disa ditë më parë në një argjendari…

LEXO ME SHUME