Categories Lajme

Ngjarja në Rrëshen/ Policia vë në dispozicion 20 milion lekë për informatorët

2 milionë lek të rinj janë vënë në dispozicion ndaj kujtdo që jep informacion të saktë, që do të çojë në zbardhjen e ekzekutimit të biznesmenit Kastriot Reçi. Me anë të një deklarate zyrtare, policia njofton se kushdo që mund të ketë informacion të vlefshëm, të telefonojnë në numrin 112 dhe në numrin në dispozicion për këtë qëllim 069 41 06 449, duke ju garantuar anonimat të sigurt.

Po kështu, burimet zyrtare shtojnë se për zbardhjen e kësaj ngjarje është ngritur grupi i posaçëm hetimor. Ku vijon puna për grumbullimin dhe administrimin e çdo prove sado të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit.

Njoftimi i policisë:

Mirditë, Lezhë/Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rrëshen, Mirditë, ku në rrethana ende të paqarta u vra me armë zjarri shtetasi K. R., 47 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, për çdo informacion të saktë që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe vendndodhjen e autorit vë në dispozicion shumën 2 milionë lek të rinj.Kushdo që mund të ketë informacion të vlefshëm, të telefonojnë në numrin unik 112 dhe në numrin në dispozicion për këtë qëllim 069 41 06 449, duke ju garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të menjëhershëm.Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur grupi i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale, DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Mirditë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe vijon puna për grumbullimin dhe administrimin e çdo prove sado të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit.

Në ndihmë të DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Mirditë kanë shkuar disa grupe të FNSH Shkodër dhe vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është bashkëpunuar me DVP Shkodër, Tiranë e Kukës dhe Policinë Kufitare, për të shtuar kontrollet në akset rrugore dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin e daljes jashtë vendit të autorit/ve të dyshuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME