Categories Lajme

Ngjarja që tronditi kryeqytetin/ Sigurohen detaje të reja, çfarë thonë dëshmitarët dhe mjekët (Foto+Video)

Një gjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin në orët e mesditës së sotme, konkretisht në 11:30 në rrugën “Myslym Shyri”, ku u raportua se një i ri është qëlluar me plumb në kokë.

Fillimisht u raportua se ai ishte një punëtor i një pallati në rikonstruksion në ambientet e të cilit ka ndodhur edhe ngjarja, por burime për Fax News dhe Faxweb.al thanë se në këtë pallat prej rreth një jave nuk po punohet.

Bëhet fjalë për një të ri rreth moshës 30 vjeç emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ndërkohë që edhe njoftimi i Policisë në disa raste nuk përputhet me dëshmitarëve apo njerëzve që kanë informacione për ngjarjen.

Burimet thonë se në vendin ku ka ndodhur ngjarja janë parë dy punëtorë të cilët po vendosnin një material ndërtimor brenda kantierit, ndërsa nuk janë dëgjuar krisma. Kjo  shton aludimet se për plagosjen e rëndë të të riut mund të jetë përdorur edhe ndonjë armë e sofistuikuar për të mos shkaktuar zhurmë.

Ndërsa i plagosur është gjetur i vetëm pranë kantierit të ndërtimit ç’ka shton dyshimet se mund të ketë pasur ndonjë konflikt me personin tjetër që është parë me të. Për këtë arsye ka nisur puna edhe për identifikimin dhe marrjen në pyetje të personit në fjalë.

Në rastin tjetër ku policia jep informacion jo në përputhje me burimet nga brenda Spitalit të Traumës, ka të bëjë me gjendjen shëndetësore të të riut për të cilën nuk jep detaje konkrete. Ndërsa burimet thonë se ndodhet nën kujdesin mjekësor me intensitet të lartë pasi gjendja e tij është tepërt e rëndë.

I riu është transportuar për në Spitalin e Traumës dhe sipas burimeve 30-vjeçari ndodhet nën kujdesin intensiv të  mjekëve pasi ka marrë një plumb në kokë dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Duke qenë se ende nuk është bërë e mundurzbulimi i identiteti të plagosurit, në ambientet e Spitalit të Traumës në Tiranë sikurse thonë edhe burimet nga stafi mjekësor, nuk janë paraqitur asnjë familjar i tij./faxnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME