Categories Lajme, Opinion

Ngjarjet kriminale në Vlorë/ Nga zhdukja pa gjurmë e disa personave te rrëfimi sekret i të ‘penduarit’ Merkaj

Nga Lindita Çela

Top Story ka sjellë mbrëmë detaje tronditëse nga seriali i zhdukjeve në Vlorë. Emisioni mundur të sigurojë dëshmitë e familjarëve të Gazmend Merkaj, një tjetër person i zhdukur nga droga e Vlorës. Ai dhe pse jetonte një një apartament shumë afër Drejtorisë së Policisë nuk dilte më nga shtëpia.

Nëna e tij, Aleksandra Merkaj tregon për Top Story se i biri, e ka telefonuar duke i thënë se do e vrisin dhe atë. “Para një jave e kishte marrë të vëllanë në telefon, i thoshte mos dil se do të vrasin. Më thoshte dhe mua mos dil shumë, se do të vrasin dhe ty. Ata që kam ngrenë e kam pirë do më vrasin, më tha”, rrëfen nëna.

Gazmendit i është marrë pasaporta dhe çdo mjet tjetër identifikimi, ndërkohë që miqtë e ftonin për të dalë jashtë Vlorës. Grupi e konsideronte Gazmendin një njeri të dobët, jo të besuarin e tyre, ndërsa ai, në një mbrëmje të fundit të korrikut i shikon nga dritarja që i vinin rrotull makinës së parkuar. 36-vjeçarin e zë paniku. Gazmendi dyshon se i kanë vendosur lëndë eksplozive ndaj dhe lajmëron policinë.

“Pashë dy veta nga dritarja që më vendosen tritol në makinë. I kuptova se kush ishin ata që vendosen tritolin. Ai që e vendosi tritolin më pa, unë ika lajmërova policinë e Vlorës për tritolin, pastaj ika vajta në Fier sepse këta të Vlorës i mbulojnë kriminelët, këta që bën këtë veprimin në makinë”, – tregon nëna.

Pas kësaj ngjarje, më 1 gusht 2016 Gazmendi është dorëzuar ne komisariatin e Policisë së Fierit. Oficerëve të policisë, Gazmendi u ka treguar se kishte dijeni mbi ngjarjet e fundit kriminale të ndodhur në Vlorë. 36-vjeçari u tha hetuesve se Albano Xhaferri ishte rrëmbyer dhe ekzekutuar me çekiç në makinë dhe se ai i njihte autorët. Gazmendi u ka rrëfyer se ndihej i kërcënuar nga miqtë e tij, Ardian Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj.

“Unë me këtë Edisonin, Gazmendin s’e kam parë asnjëherë, ndërsa me këtë Sokolin, Shakajn dhe me Klodin që kanë ndërruar emrat, me ata ishin shok. Kur kanë ardhur nga Italia, më kanë marrë pasaportën thotë”, rrëfen nëna.

Gazmendi tregon se ka mësuar prej tyre rrëmbimin e Albanos qëllim për ta dorëzuar në ambientet e kompleksit ‘Oslo’. Rrëmbimi bëhej për llogari të Edison Harizajt sepse Albano kishte dijeni për atentatin, që iu organizua Ferdinand Llanajt, ngjarje kjo e ndodhur në muajin tetor të vitit 2017.

Për këtë qëllim, sapo është kthyer nga Blegjika, Albano është ndjekur për një kohë të gjatë me makinën tip Benz 250 ngjyrë e erret në përdorim të shtetasit Aleksandër Çaushaj.

Për vrojtim më të mirë, makinës i janë bërë edhe dy vrima, e vërtetuar kjo nga prokuroria, e cila ka gjetur makinën tip Benz në fshatin Poçem të Tepelenës. Ndërsa makina tip Audi është në kërkim. Fillimisht ajo është sjellë në Tiranë për t’u pastruar dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.

Gjatë transportit, nga rruga trasballkanike për tek ‘Oslo’, Albano është marrë në pyetje, ku përveç kërcënimeve është goditur në kokë dhe me çekiç. Kështu ka gjetur vdekjen 34 vjeçari, trupi i të cilit është i zhdukur.

I arrestuari i vetëm për këtë ngjarje kriminale u la i lirë pasi Gjykata e Apelit të Vlorës nuk gjeti elementë të veprës kriminale që implikonin personin që vetëm ka bërë larjen e makinës Audi në Tiranë. Prokuroria është në kërkim të trupit të Albano Xhaferrit që do të vërtetojë dëshminë e Gazmend Merkaj, i penduari i vetëm i kësaj ngjarje.

I vënë nën akuzë për armëmbajtje pa leje, Merkaj ndodhet në dhomat e paraburgimit në Fier ndërsa familjarët e tij në mëshirë të fatit. Në shtëpinë e prindërve, në lagjen e njohur si Çole në Vlorë, nuk ka asnjë punonjës policie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ekzekutoi dy vëllezërit shqiptarë dhe mikun e tij, ja kush është autori i vrasjes së trefishtë në Malin e Zi

Detaje të reja kanë dalë nga vrasje e trefishtë në lagjen “Aeroporti i Vjetër”, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ “Zemra e mamit, deri ku je?”, nëna e mësuesit nga Devolli: E gjetëm pas 7 orëve në rrugë, shkonte për dy nxënës se i donte shumë

Vdekja e papritur dy ditë më parë e mësuesit nga Devolli, Alban Bejleri, ka tronditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U plagosën rëndë pas shpërthimit të granatës, kush janë dy të rinjtë nga Memaliaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Majkosh të Bashkisë Tepelenë, ku dy persona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jetë luksi në hotele me katër yje dhe shpërndarje kokaine me skuter elektrik! Arrestohet ‘turisti’ shqiptar në Itali

Jetonte në hotel me 4 yje dhe shpërndante drogë me skuter në bregdetin e Italisë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Axhenda/ Mediat greke: Rama viziton Athinën këtë javë! Fjalim në Delphi dhe takim me Mitsotakis?

Mediat helene shkruajnë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të nisë një vizitë disa-ditore…

LEXO ME SHUME