Categories Lajme

Ngrica, reshje dëbore e temperatura -4°C , ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Me vranësira të dendura mbizotërojnë kushtet e motit në rajonin verior, por me kthjellime dhe vranësira të lehta mbetet qëndra dhe jugu. Sipas MeteoAlb pjesa e dytë e ditës sjell zhvillim të vranësirave në zonën e alpeve dhe zona të izoluara të qendrës ku mund të rrezikohen momente të shkurtra me reshje shiu e dëbore. Edhe nata vijon me vranësira të herë pas herëshme në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit rriten gjatë mëngjesit po ashtu rritje sjellin edhe orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15-16 °C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h verior – Veriperëndimor duke gjeneruar ne brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Masat ajrore të ftohta por të kthjellëta që kanë përfshirë prej ditësh të gjithë republikën e Kosovës do të vijojnë të kushtëzojnë motin, ku në një pjesë të mirë të vendit do ketë ngrica për shkak të temperaturave të ulëta. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës.

Maqedonia e Veriut

Mbetet ndikimi i të ftohtit siberian mbi rebulikën e MV duke diktuar kthjellime por temperatura të ulëta dhe ngrica. Këto kushte të motit të mbeten gjatë gjithë ditës dhe deri mëngjesi pasardhës.

Rajoni dhe Europa

Veriu, Lindje dhe Jugu i Europës do të paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare. Por vijon situata problematike për shkak të reshjeve të shiut e dëborës në Rajonin e Balltikut, Europën Qëndrore dhe pjesërisht veriun e Rajonit të Ballkanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME