Categories Lajme

Ngritja e SPAK/ Ibrahimi: Brenda tridhjetë ditëve do të emërojmë tetë prokurorët

Për këtë vendim që SPAK të ngrihet me tetë prokurorë, ka folur edhe Gent Ibrahimi, kreu i KLP-së. Ai është shprehur se deri në dhjetor do të bëhet ngritja e SPAK. “Për momentin ne mund të emërojmë vetëm tetë persona. Deri në dhjetor ne do të kemi ngritjen e SPAK. Ne kemi bërë këtë gjë, që brenda 30 ditëve do të merremi me emërimin e tetë prokurorëve. Nuk mundëm të vendosim edhe dy prokurorët e përkohshëm edhe pse Kushtetuta na lejon numrin dhjetë dysheme. Ne po emërojmë prokurorë, ne nuk marrim një vendim, ne bëjmë emërime.”, u shpreh ai.

Prokurorët pjesë e SPAK janë: Altin Dumani, Arben Kraja, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Behar Dibra.

Të larguarit nga gara: Aktualisht për Strukturën e Posaçme Hetimore, janë pikëzuar vetëm tetë kandidatë të cilët kanë kaluar vetting-un, nga 15 të klasifikuar nga KLP-ja.

Prokurori Ndini Tavani është tërhequr nga gara dhe tashmë është rrëzuar nga Vettingu, kurse Besnik Muçi është zgjedhur anëtar në Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa kandidatja Manjola Kajana është ankimuar dhe aktualisht është në KPA. Po kështu prokurorët Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Anila Jella dhe Doloreza Musabelliu nuk kaluar ende në fazën e parë të Vettingut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME