Këshilli i Lartë i Prokurorisë bëri të ditur sot se do miratojë brenda një afati 30 ditor, tetë emrat e prokurorëve të SPAK, të cilët do të nisin punën për të hetuar rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë edhe emrat e zyrtarëve të lartë, që janë aktualisht apo kanë qenë më parë pjesë politikës.
Në korrik të këtij viti, KLP renditi 15 kandidatë që do ishin pjesë e garës për prokurorë në SPAK, por tetë prej tyre arritën të kalojnë me sukses procesin e vettingut në formë të prerë.
Sipas njoftimit të KLP-së të publikuar në faqen zyrtare, tetë prokurorët që kaluan sitën e vettingut janë: Altin Dumani, Arben Kraja, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini dhe Behar Dibra. Këtu gjeni të plotë vendimet e mbledhjes së sotme të KLP.