Categories Lajme

Nis aplikimi online për bonus qiraje/ Çuçi: 3006 banorë të strehuar në hotele

Zv. ministrja e Turizmit, Ornela Çuçi, koordinatore për Durrësin për çështjen e strehimit të banorëve të prekur nga tërmeti deklaroi sot në një intervistë televizive se aktualisht numri i banorëve të strehuar në hotele është 3006, nga 4200 që ka qenë në fillim. Çuçi tha se, sot ka nisur edhe aplikimi online i banorëve të dëmtuar nga tërmeti, dhe se janë regjistruar 60 aplikantët e parë pa ndihmën e sporteleve, ndërkohë që shumë të tjerë vijojnë regjistrimin në asistencën e një punonjësi të bashkisë. Ajo deklaroi se në disa zona të prekura nga tërmeti banorët, pronarët e pallateve kanë filluar rindërtimin e banesave të dëmtuara, me një leje të thjeshtë pranë pushtetit lokal.

“Aktualisht vijojnë të jenë ende 3006 banorë nëpër hotele. Kjo është shifra e fundit. Një pjesë e madhe kanë marrë bonusin e qirasë dhe janë vendosur në ato ambiente derisa të jenë gati shtëpitë e tyre. 5800 banorë janë në çadra. Një pjesë e tyre nuk duan të largohen nga vendet e tyre, nuk duan të shkojnë larg pronës dhe çadrat i janë vendosur shumë afër. Në Manëz kemi 200 çadra dhe në Ishëm 250 çadra”, theksoi Çuçi. Sot, shtoi zv/ministrja, “60 banorët e parë kanë bërë aplikimet online pa ndihmën e sporteleve ndërkohë që ka pasur shumë të tjerë që kanë kërkuar edhe ndihmën e sporteleve. Në Durrës janë 1310 familje që kanë kërkuar të marrin bonusin e qirasë. Bonusi merret edhe nëse nuk ka një kontratë qiraje. Janë tre bonuse 1-3 anëtarë me 200 mijë lekë të vjetra 3-5 250 mijë lekë dhe mbi 5 persona 300 mijë lekë”. “Banorët kur marrin bonusin e qirasë akomodohen në banesa me qira. Qytetarëve i është ofruar bonusi i qirasë. Nga dita në ditë numri i banorëve nëpër hotele po ulet. Kanë qenë 4200 dhe tani janë 3006. Kjo tregon se bonusi i qirave ka funksionuar”, nënvizoi Çuçi. “Në zonën e Ishmit ka banesa që janë drejt përfundimit, të cilat janë dëmtuar nga tërmeti i parë. Ka qytetarë që me një leje të thjeshtë kanë filluar riparimet e shtëpive të tyre. Ka pasur raste kur pronarët e pallateve kanë marrë përsipër vetë rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti”, tha Çuçi. “Komisioni i Rindërtimit po punon përcaktimin e zonave se ku do ndërtohet. Ka pallate dhe shtëpi që janë përcaktuar nëse banesa e tyre do të ndërtohet në një zonë të caktuar “, u shpreh Çuçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME