Categories Lajme

“Shëndet për të gjithë”/ Miratohet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Zvicrës

Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin e një marrëveshjeje, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Konfederatës së Zvicrës. Kështu në mbështetje të Kushtetutës dhe të ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e një marrëveshjeje, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Konfederatës së Zvicrës të përfaqësuar nga agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, duke vepruar nëpërmjet Ambasadës Zvicerane në Shqipëri, për programin “Shëndet për të gjithë – HAP”, faza e dytë, prill 2019 – mars 2023, një projekt dypalësh bashkëpunimi dhe zhvillimi.

Që prej vitit 2015, Projekti Shëndet për të Gjithë (HAP), i financuar nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SDC) po ndihmon në promovimin e shëndetit publik në qarqet e Dibrës dhe Fierit. Faza e parë e projektit e cila u zbatua nga konsorciumi i përbërë nga 3 organizata: Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale, Save the Children dhe Terre des Hommes, u finalizua në 31 mars 2019. Faza e dytë e projektit shtrihet në afatin kohor prill 2019-mars 2023 dhe po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Sëiss TPH) përmes qendrës HAP. Parashtruar edhe në Strategjinë e SDC-së për Bashkëpunimin me Shqipërinë 2018-2021, qëllimi i fazës 2 të Projektit është “Popullsia shqiptare përfiton nga shëndetësia më e mirë falë shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.”

HAP po punon ngushtësisht me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe entitetet e saj në nivel kombëtar dhe vendor, ofruesit e kujdesit shëndetësor parësor, pushtetin vendor dhe organizatat lokale të shoqërisë civile për arritjen e dy rezultateve kryesore. MSHMS-ja dhe strukturat e saj rajonale menaxhojnë me më shumë efektshmëri dhe eficiencë shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor. Qytetarët në qarqet e synuara kanë akses dhe përdorin me efektshmëri shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor e një cilësie më të mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME