Categories Lajme

Huamarrësit me probleme/ Informacioni në Regjistrin e Kredive, edhe 5 vite pas shlyerjes

Banka e Shqipërisë mban dhe administron Regjistrin e Kredive, me qëllim trajtimin e centralizuar dhe shpërndarjen e informacionit të regjistruar në të. Informacioni dhe të dhënat në Regjistrin e Kredive qëndrojnë përgjatë të gjithë kohëzgjatjes së kredisë, si dhe për 5 vite të tjera, nga data në të cilën kredia është raportuar si “kredi e paguar – statusi 5” ose e “fshirë nga bilanci – statusi 6”. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, informacioni dhe të dhënat negative, fshihen nga regjistri i kredive, pas përfundimit të afatit të lartpërmendur.

Në Regjistrin e Kredive raportohen të dhëna mbi identitetin e kredimarrësve, personave të lidhur me ta dhe të dhëna mbi ekspozimet e tyre në sistemin bankar e financiar. Kategoritë e ekspozimeve që raportohen pranë këtij sistemi janë: Kreditë, Kartat e Kreditit, Overdraftet, Letërkreditë, Letërgarancitë, Qiratë financiare. Në Regjistrin e Kredive raportohen edhe të dhëna lidhur me pasuritë (të luajtshme/të paluajtshme) të lëna si garanci. Çdo individ mbas tërheqjes së raportit Zyrtar të Kredimarrësit, nëse ka pretendime mbi të dhënat e pasqyruara në të, duhet të paraqiteni pranë zyrave të Bankës ose në degët e saj, për të plotësuar formularin e kërkesës për rishikimin e të dhënave.

Punonjësi i autorizuar fillon trajtimin e kërkesës, duke kontaktuar menjëherë raportuesin e të dhënave, për verifikimin e të dhënave të pretenduara si të pasakta dhe/ose të paplota. Nëse nga verifikimi i kryer konstatohet se të dhënat/informacioni i raportuar është i pasaktë ose i paplotë, raportuesi i të dhënave i korrigjon ato dhe bën përditësimet e nevojshme. Për t’u njohur me të dhënat personale që janë raportuar në Regjistrin e Kredive, qytetarët duhet të paraqisni kërkesën pranë Bankës së Shqipërisë si dhe të plotësojnë  dokumentacionin e nevojshëm, për t’u pajisur me Raportin Zyrtar të Kredimarrësit.

Në sistemin bankar kredia me probleme është ulur në nivel njëshifror në fund të vitit 2029, pas më shumë se një dekade. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në muajin nëntor 2019, kredia me probleme zbriti në nivelin 9,5%, shifër kjo që nuk regjistrohej që prej vitit 2009. Krahas një sërë masash që janë marrë për uljen e kredive me probleme, vitin e kaluar ulja e raportit të kredive me probleme u nxit nga rritja e ritmeve të kreditimit. Sipas Bankës Qendrore, zgjerimi i portofolit të kredisë bën që e njëjta sasi e kredive me probleme të ketë një peshë specifike më të ulët, duke ndikuar në uljen e raportit të tyre kundrejt totalit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME