Categories Lajme

Kruarje dhe alergji/ Shtetasja amerikane alarmon ambasadën dhe policinë pasi i mbeti brava pa rregulluar

Një shtetase amerikane ka kaluar nëpërmjet një situate aspak të mirë përgjatë mesit të muajit dhjetor. Gjithçka ka nisur me përpjekjen e saj për të ndërruar bravën e derës së shtëpisë derisa përfundoi në komisariat, pas eksperiencës jo të qetë në një prej hoteleve të kryeqytetit. Ledi B., u drejtua më 11 dhjetor në një prej hoteleve më luksoze të Tiranës, ku kishte vendosur të kalonte natën pasi nuk ndihej e sigurt në banesën e saj. Gruaja kërkonte të ndryshonte bravën e derës së shtëpisë, por për shkak se nuk ia kishte arritur dot atë ditë, vendosi të qëndrojë në hotel deri sa të zgjidhej situata në banesën e saj.

Me të hyrë në dhomën e hotelit, Ledi B., provoi të relaksohej duke u shtrirë në krevat dhe duke parë televizor. Por gruaja amerikane sërish nuk arriti të gjente qetësi. Sipas saj, çarçafët kishin njolla të zbehta, çka i shkaktuan kruarje dhe alergji në disa pjesë të trupit. Recepsionistja e drejtoi për në një tjetër dhomë, por sërish u refuzua nga Ledi B., e cila vuri re se dhoma lidhej me një derë të brendshme me një tjetër dhomë. Për të, kjo paraqiste pasiguri. Edhe në dhomën e tretë të hotelit që iu dha shtetases amerikane sërish doli problemi i pasigurisë. Për stafin e hotelit zgjidhja e vetme ishte konktakti me shefin e sigurisë, por as me të gruaja nuk ka gjetur do qetësinë. E gjendur në këtë situatë paqartësie, gruaja ka telefonuar policinë në numrin 129, si dhe ka vënë në dijeni edhe Ambasadën Amerikane. Ende nuk është sqaruar se çfarë apo kush i ka shkaktuar frikën dhe pasigurinë shtetases amerikane, por tashmë materialet i kanë kaluar Prokurorisë për t’i vlerësuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME