Categories Lajme

Nis punën ambasadori i ri i Kosovës në Tiranë/ Kush është ish-deputeti

Ish-deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka filluar që nga dje detyrën e tij të re në Tiranë, si ambasador i Kosovës. Hasani ishte propozuar për këtë post pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, kur dhe vendi po shkonte drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Propozimi për Hasanin ishte bërë më 19 gusht të këtij viti, ndërsa intervisitimi i tij ishte bërë dy ditë më pas. Vetëm tri ditë pas propozimit që Hasani të bëhet ambasador i Kosovës në Tiranë, në seancë të jashtëzakonshme Kuvendi i Kosovës u shpërnda duke çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Me konsideratën më të lartë për punën tuaj dhe komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, pas pajtimit me Kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe marrjes së pëlqimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ju dërgoj në besim emrin e kandidatit Z. Nait Hasani, me qëllim të vijimit të procedurave për emërimin e tij në pozitën e Shefit të Misionit/Ambasadorit në Republikën e Shqipërisë”, thuhej në letrën e propozuar për Hasanin ambasador.

Në ndërkohë, Hasani përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se dita e djeshme ka qenë dita e parë e tij si ambasador në Tiranë.

“Dita e parë, sot në Tiranë si Ambasador i Kosovës në Shqipëri, pranë shtatores së Adem Jasharit”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Hasani ishte kishte pasur momente qesharake në legjislaturën e kaluar të Kuvendit të Kosovës. Në përpjeke për t’i mbrojtur kolegët e tij për të shtëna me armë në një ndejë, ai kishte thënë se me armë gjuhet edhe për t’i larguar shpirtrat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME