Categories Lajme

Nis rritja e temperaturave, njihuni me parashikimin e motit për këtë javë (11 – 17 maj)

Kjo javë pritet të jetë me mot të kthjellët. Meteorologu Hakil Osmani në “Abc News” tha se vranësirat do të jenë më të dukshme në pjesën veriore gjatë orëve të para të ditës së nesërme, duke bërë që zonat veriore dhe pjesërisht të zonave veri-perëndimore të gjerohen reshje të pakta në shiut. Ndërkohë, pas kësaj në të gjithë territorin do të kemi përmirësim të kushteve të motit, që do të pasohet edhe me rritjen e temperaturave.

“Kjo javë ka filluar me mot të kthjellët dhe pritet të kemi prezencë të vranësirave të pakta në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Po ashtu vranësirat do të jenë më të dukshme në pjesën veriore gjatë orëve të para të ditës së nesërme, duke bërë që zonat veriore dhe pjesërisht të zonave veri-perëndimore të gjerohen reshje të pakta në shiut. Ndërsa duke filluar nga mesdita e ditës së nesërme do të kemi përmirësim të kushteve të motit edhe në këto zona, duke bërë që nga mesdita e ditës së nesërme deri në fundjave të kemi mot të kthjellët edhe pse do të kemi herë pas here prezencë të pakët të vranësirave, por që nuk rrezikojnë reshje shiu në territorin shqiptar. Temperaturat ditën e sotme kanë shënuar nga 6 °C vlerat minimale deri në 30 °C vlerat maksimale përgjatë hapësirës perëndimore. Duke qenë se ditën e nesërme do të kemi prezencë të vranësirave dhe prezencë të pakët të reshjeve të shiut, pritet të kemi një rënie në zonat e Ultësirës Perëndimore. Ndërsa më e ndjeshme do të jetë në zonat veriore, ku rënia do të jetë deri në 3 °C. Në ditët në vijim pritet të kemi rritje të vlerave termike, si në minimale dhe ato maksimale. Duke bërë që në fundjavë vlerat maksimale në zonat malore të shkojnë në 28 °C, ndërsa vlerat maksimale përgjatë ultësirës Perëndimore pritet të shkojnë edhe 32 °C”, tha Osmani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME