Categories Politike

Nis sesioni i ri parlamentar, deputetët me maska

Seanca formale e Kuvendit çeli punimet në orën 17:00 ku do të ruhen të njëjtat procedura për respektimin e masave anticovid. Të gjithë të pranishmit ishin të pajisur me maska. Burime nga konferenca e kryetarëve bëjnë me dije se plenare do të zgjasë 4 orë, ndërsa për mbledhjet e komisioneve parlamentare do të vendosin kryetarët e komisioneve nësë do të mbahen online apo fizikisht.

Pas ditës së sotme, seanca e radhës e Kuvendit do të jetë të enjten me 17 shtator ku pritet të ngrihet edhe Komisioni i Posaçëm Parlamentar për KQZ. Axhenda e legjislativit do të fokusohet pikërisht tek zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 25 prill 2021. Ora 17:02 – Seanca hapet me fjalën e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi Seancën e re parlamentare e çeli kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili në fjalën e tij, renditi disa nga arritjet e sesionit të kaluar.

Gramoz Ruçi: ”Sesioni që lamë pas ishte produktiv në disa aspekte. Së pari, Shqipëria mori vendimin e merituar për çeljen e negociatave. Së dyti, veprimatria legjislative dhe kontrolli parlamentar ishin rezultativë dhe të efektshëm. Së treti, produktiviteti u sigurua në kushtet që imponoi programi i rindërtimit dhe pandemia. Së katërti, kuvendi e shtriu kohezionin e veprimtarisë parlamentare të tij, edhe në bashkëpunim me partitë e tera, jashtë Kuvendit, me atë që u quajt Këshilli Politik.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME