Categories Lajme

Nis shpërndarja e shpërblimit të pensionistëve për festat e Fundvitit, ISSH: Nuk humbet nëse nuk tërhiqet brenda dhjetorit

Instituti i Sigurimeve Shoqërore nisi sot shpërndarjen e shpërblimit të pensionistëve për festat e fundvitit 2019, i cili është në masën 3, 000 (tre mijë) lekë për çdo pensionist. Zyrat Postare të shpërndarjes së pensioneve, duke filluar nga sot, pavarësisht se kjo datë është festë zyrtare, deri më 31.12.2019 do të kryejnë pagesat e pensioneve dhe shpërndarjen e shpërblimit të fundvitit 2019.

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ky shpërblim nuk humbet dhe nëse nuk tërhiqet brenda vitit 2019.

Pagesat do të kryhen sipas grafikut të mëposhtëm:

  • në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-5 dhjetor;
  • në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 6-9 dhjetor;
  • në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 10-13 dhjetor;
  • në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 14-16 dhjetor;
  • në datën 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-20 dhjetor;
  • në datën 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 21-24 dhjetor, si dhe raste që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME