Categories Lajme

Nis shpërndarja falas e 17 mijë teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në diasporë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se në bashkëpunim të ngushtë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrisë së Diasporës, po shpërndahen falas tekstet mësimore në gjuhën shqipe, për të gjithë nxënësit shqiptarë në diasporë. Në rrjetin social Facebook, Cakaj shkruan se janë duke u shpërndarë 17 mijë tekste.

Postimi i Cakajt

Mbi një punë fort të mirë. Për vitin e dytë radhazi, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Diasporës, janë duke u shpërndarë falas tekstet mësimore në gjuhën shqipe, për të gjithë nxënësit shqiptarë në diasporë.

Ambasadat e Republikës së Shqipërisë janë duke e kryer punën e vyer me rreth 17.000 tekste shkollore, në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarë. Ky patjetër, është një kontribut domethënës në ruajtjen e kulturës dhe forcimin e identitetit kombëtar. Merita kryesore megjithatë, iu takon mësuesve e nxënësve të vyer, që përkundër largësisë, vazhdojnë ta ruajnë shqipen e ta lartësojnë trashëgiminë kombëtare gjithandej në botë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME