Categories Lajme

Xhixho me biznesin e vogël: Situata! LSI ka planin e duhur për shpëtim

E frikshme situata e biznesit të vogël në vendin tonë sidomos në kohë pandemie! Kështu shprehet ish deputetja e LSI, Erisa Xhixho, e cila ka parë nga afër atë që ajo e quan krizë që ka kapluar biznesnin e vogël. “Sot biznesi i vogel vuan mungesën e politikave zhvilluese, infrastrukturës, mbështetjes nga shteti dhe përpiqet të mbijetojë përballë sulmeve dhe lënies pas dore.

Ekonomia e Shqipërisë mund të zhvillohet vetëm me një plan të qartë politikash mbështetëse dhe favorizuese për biznesin e vogël që në fakt është zemra e kësaj ekonomike”, shkruan Xhixho, e cila shton se LSI ka planin e duhur për të nxjerrë biznesin e vogël nga kjo situatë.

Postimi i plotë i Erisa Xhixhos:

E frikshme situata e biznesit të vogël në vendin tonë sidomos në kohë pandemie! Vitet e fundit bizneset në përgjithësi janë përballur me vështirësi të shumta për shkak të politikave të ndjekura në raport me to, ato përballen ndjeshëm me frikën e një shteti gjobvënës dhe me një administratë tatimore dhe publike armiqësore. Covid-19 ishte një tregues i fortë se si shteti ynë nuk ka politika favorizuese, lehtësuese apo mbeshtetëse për biznesin e vogël i cili sot është baza e ekonomisë Shqiptare. Rreth 90% e bizneseve në Shqipëri janë biznese të vogla.

Sot biznesi i vogel vuan mungesën e politikave zhvilluese, infrastrukturës, mbështetjes nga shteti dhe përpiqet të mbijetojë përballë sulmeve dhe lënies pas dore. Ekonomia e Shqipërisë mund të zhvillohet vetëm me një plan të qartë politikash mbështetëse dhe favorizuese për biznesin e vogël që në fakt është zemra e kësaj ekonomike.

LSI ka nje plan konkret për mbështetjen e bizneseve me qasjen tonë për të ulur taksat e në këtë mënyrë i japim frymëmarrje biznesit dhe krijojmë mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës. Ne do të mbështesim me grante bizneset që drejtohen nga gratë, për të krijuar histori suksesi dhe motivuar gratë të investohen në sektorin privat. Nëpërmjet politikave fiskale favorizuese ndaj bizneseve që punësojnë gra do mund të nxisim bizneset të punësojne gra dhe vajza në sipërmarrjet e tyre. Për ne biznesi është partner i rëndësishëm , jo armik! Në 25 Prill së bashku

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME