Categories Lajme

Nis trafiku i vaksinave në të zezë/ Ishin nisur drejt Shqipërisë

Autoritetet e policisë doganore e të Guardia di Finanza italiane kanë sekuestruar disa flakone të vaksinës Astrazeneca që po tranportoheshin ilegalisht nga Italia drejt Shqipërisë. 30 dozat u gjetën në një çantë frigoriferi në zotërim të dy shoferëve me dokumente gjermane, por me origjinë iraniane, që po udhëtonin me tragetin e linjës nga porti i Barit drejt Shqipërisë.

Shoferët iranianë janë Abdolraim Orangui Asr dhe Ghassen Farhadi  69 e 73 vjeç, të cilët po udhëtonin me një makinë të tipit “Volvo” në tragetin “Aurelia” me destinacion Durrësin. Flakonet janë të serisë ABË4330 me skadencë në korrik 2021. Ndaj kësaj ngjarje ka nisur një proces hetimor. Sipas prokurores Luisiana Divittorio po punohet të zbardhet se çfarë ka ndodhur.

-Kush ishin porositësit e vaksinës?

-Kush mundësoi marrjen e tyre?

-Pse po mbërrinin në Shqipëri transportuar nga shtetas me origjinë iraniane? Këto pyetje priten të marrin përgjigje nga hetuesit italianë. Numri i serisë që përmban çdo flakon do të ndihmojë të gjendet prejardhja e tyre. Dy shoferët janë denoncuar për grabitje e trafik të paligjshëm e po hetohen në gjëndje të lirë. Ndërsa tre flakonat e vaksinës Astrazeneca janë sekuestruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME