Categories Lajme

Nis vaksinimi kundër gripit të stinës, shpërndahen 260 mijë doza në të gjithë vendin

260 mijë doza të vaksinës kundër gripit janë shpërndarë në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u bëri thirrje qytetarëve e veçanërisht grupeve të riskuara që të bëjnë dozën e vaksinës kundër gripit.

“Janë 260 mijë doza vaksinash që janë siguruar për të gjitha qendrat shëndetësore në mbarë vendin. Instituti i Shëndetit Publik së bashku me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor janë duke mundësuar shpërndarjen pranë mjekëve të familjeve, duke diagnostikuar gjithë grupet e riskuara. Janë të ftuar, dhe u bëj thirrje që t’u drejtohen qendrave shëndetësore me qëllim që të bëjnë dozën e vaksinës kundër gripit”, u shpreh Ministrja Koçiu nga Qendra Shëndetësore nr. 1 në Tiranë.

Në grupin e personave të rrezikuar bëjnë pjesë individët e moshës së tretë mbi 60 vjeç, fëmijët nga 6 muajsh deri në 12 vjeç, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kardiovaskulare, personat me sëmundje pulmonare apo astmë bronkiale, diabetikët, personat me sëmundje kronike të mëlçisë ose veshkave, të sëmurët me tumor/kancer, personat obezë, personat me imunitet të dobët, etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME