Një 33-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se viktìma është identifikuar si E.ZH.
Paraprakisht policia dyshon se vdèkja ka ardhur për shkaqe natyrore. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Korçës ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës së mjeko-ligjorëve./balkanweb
