Categories Lajme

“Të hapen kufijtë”, Europa u kërkon të gjithë vendeve anëtare të heqin kufizimet deri në fund të qershorit

Komisioni Evropian i ka kërkuar të gjithë vendeve anëtare të heqin kufizimet kufitare deri në fund të qershorit, tha komisionerja për çështjet e brendshme, Ylva Johansson duke shtuar se situata e shkaktuar nga pandemia po përmirësohej shpejt në shumë vende.

“Ne po i afrohemi një situate ku duhet të heqim të gjitha kufizimet e brendshme kufitare dhe kontrolleve po ashtu”, tha Johansson duke folur në prag të videokonferencës së ministrave të brendshëm evropianë. “Unë do të propozoj që vendet anëtare të heqin të gjitha kontrollet e brendshme kufitare sa më shpejt që të jetë e mundur dhe unë mendoj që një kohë e përshtatshme do të ishte fundi i qershorit”, tha ajo.

Ministrat e brendshëm të BE do të diskutojnë reagimin ndaj pandemisë Covid 19 në fushën e kontrolleve të kufijve të brendshëm dhe lëvizjes së lirë të njerëzve. Johansson tha se ishte shumë e gëzuar të shikonte që vendet e BE kanë filluar ti japin fund kontrolleve në kufi dhe të rihapin sërish zonën e udhëtimit të lirë, Shengen ndërkohë që përhapja e covid 19 po frenohet.

Ndërsa sezoni turistik veror po afrohet, disa vende, mes të cilëve Franca dhe Belgjika, kanë njoftuar rihapjen e kufijve, me më shumë vende të tjera, si gjermania, që do ta bëjnë këtë më 15 qershor. Italia ndërkohë i hapi kufijtë e saj të mërkurën. Por pavarësisht përpjekjeve për koordinim, lëvizjet janë vendosur në nivele kombëtare. Ndërkohë që nuk po flitet ende për një vendim për hapjen e kufijve të jashtëm të BE. Franca, Spanja dhe Italia janë mes vendeve më të goditura nga covid 19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME